TAGS-AT E JAVËS

Politike10 Mars 2023, 11:40

Berisha mes 4 rrugëve për zgjedhjet, Meta i shkon në zyrë

Shkruar nga Pamfleti

Berisha mes 4 rrugëve për zgjedhjet, Meta i shkon në zyrë

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është filmuar paraditen e sotme duke hyrë në ambientet e selisë blu, për të zhvilluar një takim me ish kryeministrin Sali Berisha.

Ky takimi i tyre vjen një ditë pasi KQZ vendosi të regjistrojë grupimin e Alibeajt me logon e PD në zgjedhjet e 14 majit.

Kujtojmë se gjatë ditës së djeshme Partia e Lirisë publikoi edhe listën e kandidatëve për Këshillin Bashkiak të Tiranës, teksa konfirmoi se do të mbështesë kandidatët e Primareve për kryetarë bashkie.

Nga ana e tij ish kryeministri Berisha është në negociata me disa forca politike nga krahu i djathtë për të formuar një koalicion për zgjedhjet e 14 majit, ku do të mundë të regjistrojë edhe kandidatët e tij për kryetarë të bashkive dhe këshillave bashkiakë.

berisha meta 14 maji

Lini një Përgjigje