
Demokrati Roland Bejko ka deklaruar se nëse Lulzim Basha nuk do të firmosë brenda afatit dokumentin e kërkuar nga KQZ për të regjistruar partinë në zgjedhje, atëherë do ta konsideronte si marrëveshje të fshehtë me Berishën.
“Nëse PD nuk futet në zgjedhje për shkak të mungesës së firmës unë do ta konsideroj si marrëveshje okulte që Basha ia bën shërbim Berishës”, tha Bejko në studion e emisionit “Real Story”.
Kujtojmë që KQZ i ka vendosur grupit të Alibeajt një afat kohorë prej 48-orësh për paraqitjen e plotë të dokumentacionit të PD-së për t’u regjistruar në zgjedhje. Për të zgjidhur ngërçin duhet një firmë e Lulzim Bashës i cili është juridikisht kryetar.
Lini një Përgjigje