
Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërthyer sërish në sulme ndaj Edi Ramës, Lulzim Bashës dhe Enkelejd Alibeajt. Pasi Apeli i hoqi vulën, ai akuzon 3 politikanët në fjalë se duan të asgjësojnë PD.
Berisha ishte sot në Kavajë ku prezantoi kandidatin për 14 majin, ndonëse ka mbetur pa logo e pa parti. KQZ e la jashtë, por Berisha vijon me prezantimet, ndonëse mund të mbete jashtë zgjedhjeve.
“I dashur kandidati ynë, i shkëlqyer, kandidati i lirisë, i Primareve, i fitores Fisnik Qosja. Miqtë e mi sot, ne mblidhemi këtu në një kohë në pallatet e krimit të organizatave kriminale. U bënë projekte për të rivendosur, përjashtuar partinë Demokratike. Sot kjo është përgjigja më e shkëlqyer që kjo organizatë kriminale, kryesuar nga Edi Rama merr nga qytetarët e Kavajës dhe nga mbarë shqiptarëve. Vitet e fundit PD përjetoi skenarë dhe kalvare si asnjë forcë tjetër në vendet në Europë. Këta mafiozë, në mënyrë që Shqipëria të boshatisej, shqiptarët të largoheshin masivisht dhe këtu të sundonte mafia, kjo goditje u përballuar me guxim nga ju demokratët. Ju u ngritët me guxim të vendosur, në mbrojtje të vlerave. Po të kthehemi 30 vite më parë, në Kavajë gjejmë burrë e gra, djem e vajza që më shumë se kushdo tjetër kishin ruajtur vlerat më të çmuara të familjes, besimin tek Shqipëria, tek Kavaja. Kjo ishte shkaku më themelor që Kavaja u zgjua më e fuqishme se kushdo tjetër. Në një periudhë 2-vjeçare u përdorën të gjitha mjetet për mposhtjen tonë, jo se në jemi mbinjerëzor, por në njëso si Kavaja në ‘92 besojmë në disa vlera që i kemi të shenjta, dhe jemi të gatshëm të sakrifikojmë. Ne u ngritëm dhe nuk u mposhtëm, por ne gabimet i pranojmë dhe nuk i përsërisim. Ne bëmë gabim 4 vite më parë, shumë të madh, por unë ju them se këto javë janë bërë përpjekjet më antidemokratike, më hakmarrëse që ne të mos marrim pjesë në zgjedhje, por ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Asgjë nuk na ndal ne të respektojmë aspiratat vullnetin, përfaqësimin e qytetarëve shqiptarë, ne do të marrim pjesë në zgjedhje dhe do të fitojmë. Në këto zgjedhje ne vijmë më krenar se asnjëherë në ekzistencën tonë”, tha Berisha.
Ai u shpreh se Edi Rama nuk ka të ardhme. Sipas Berishës, kryeministri do të marrë atë që meriton më 14 maj. Më tej ai tha se “Rama përdor Alibashën dhe Lul Bravën për të asgjësuar PD”.
Lini një Përgjigje