
Ish Kryeministri, Sali Berisha, ka akuzuar ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku për dy 2 gjeneratorët gjigandë në bregdetin e Vlorës, për të cilët tha se kanë ardhur nga Bangladeshi dhe se janë jashtë çdo standardi.
Berisha gjithashtu shtoi se nga taksat e qytetarëve shqiptarë shteti paguan 90 mijë euro qira për 2 gjeneratorët gjigandë, ose siç i quajti ai “2 tigrat e Belinda Ballukut”. Ai tha se ato duhet të largohen sa më shpejt të jetë e mundur.
“Kanë sjellë në Vlorë dy gjeneratorë gjigandë të përdorur në Bangladesh dhe që janë jashtë çdo standarti. Sigurisht që kostoja e prodhimit me ta është shumë e lartë dhe nuk vihet në punë. Por ne paguajmë çdo ditë 90 mijë euro qera, sepse tigrat e Belinda Ballukut kanë ardhur aty në det.
Ato shushunja duhet të largohen sa më shpejtë. Nuk kemi pse gjobitemi ne. Pse i shtoj unë këto. Ky vend sot më shumë se kurrë ka nevojë për t’i dalë zot, ne kurrë nuk bëhemi anti-amerikanë. Ne i mbetemi përjetësisht mirënjohës SHBA-së”, u shpreh Berisha.
Lini një Përgjigje