TAGS-AT E JAVËS

Politike11 Mars 2023, 19:15

Ende i paregjistruar në KQZ, Berisha thirrje qytetarëve për ta votuar më 14 maj: Këto zgjedhje janë më të rëndësishmet që prej vitit 1992

Shkruar nga Pamfleti

Ende i paregjistruar në KQZ, Berisha thirrje qytetarëve për ta

Ish-kryeministri Sali Berisha prezantoi sot kandidaten për Bashkinë e Korçës, Ledina Alollin e cila do të garojë në zgjedhjet e 14 majit.

Gjatë fjalës së tij, Berisha tha se këto janë zgjedhjet më të rëndësishme që prej vitit 1992, teksa ju bëri thirrje qytetarëve të votojnë kandidatët e tij më 14 maj, pavarësisht se ende nuk ka një zgjidhje mbi regjistrimin e tyre në zgjedhje. 

Ai gjithashtu akuzoi qeverinë se në 8 vitet e fundit ka shpopulluar Shqipërinë, teksa shtoi se mbi 1 milionë shqiptarë kanë emigruar jashtë vendit për kushte më të mira jetese.

Vendi sot, ka nevojë më shumë se kurrë për mençurinë tonë. Sot, ne shkojmë drejt fushatës së zgjedhjeve lokale. Sot përsëri theksoj se këtoj zgjedhje, në bindjen time, për nga rëndësia, tejkalojnë të gjitha zgjedhjet që kemi bërë deri më sot pas atyre të 22 marsit të vitit 1992. Tejkalojnë dhe ajo çka unë do kërkoja nga çdo qytetar i Korçës, të shtrojnë pyetjen, kur ky vend ka qenë në një ritëm shpopullimi dhe shkretëtimi në histori sa këto 8 vite? Në këto 8 vite, kemi 1/3 korçarë më pak se sa kishim 8 vite më parë. Secili prej nesh, nuk ka më në Shqipëri 1/3 e njerëzve të tij të dashur. Secili prej nesh, nuk ka më së paku 1/3 e të rinjve dhe fëmijëve tanë.

Në 8 vite, ne kemi humbur vetëm në hapësirën e BE-së, 937 mijë shqiptarë. Po të shtojmë SHBA-në, Kanadanë e vende të tjera jo shengen, kjo shifër kap 1 milionë. Nga indiferenca ndaj të keqes. Sot, mendoj unë, ky faktor duhet të zgjojë çdo shqiptar. Ky faktor duhet të shkundë çdo shqiptar, të ndryshojë”, tha Berisha.

berisha zgjedhjet

Lini një Përgjigje