
Deputeti Luan Baçi ka komentuar situatën në të cilën ndodhet PD-ja sot dhe problematikës që po has me regjistrimin e saj në zgjedhjet e 14 majit.
I ftuar në një intervistë "OraNews", Baçi akuzoi kryeministrin Edi Rama se po vazhdon tentativën e tij për të eliminuar Partinë Demokratike dhe opozitës shqiptare. Ai shtoi se Rama po e arrin këtë nëpërmjet Celibashit që sipas tij është i kontrolluar nga ai.
"Vazhdon komedia dhe loja që luan Edi Rama me qëllimin që i ka vënë vetes të eliminojë opozitën shqiptare, të eliminojë PD dhe mos ta lejojë të futet në zgjedhjet e 14 majit. Edi Rama në 2019 i mori zgjedhjet lokale në tavolinë dhe sot ekzistojnë 61 bashki me këshilla bashkiak monist dhe kryetarë bashkish të emëruar nga Edi Rama pa alternativë përballë si rezultat i marrëveshjes që bëri me Lulzim Bashën. Ndërsa kryetari i komanduar nuk mund të firmosë një deklaratë të tillë. Celibashi lau duart, shërbimi i duhur do të ishte regjistrimi i PD me kryetar Sali Berishën në zgjedhjet e 14 majit, atë që shprehu. Nuk kishte asjë problem në dokumntacion. Celibashi është pjesë e gjithë kësaj shpure që luajnë lojën e kungulleshës për të mos lënë PD e vërtetë që të regjistrohet. Mendoj se po. Rama do të bëjë çdo lëvizje për ta regjistruar Alibashën se kërkon patjetër të ketë një sigël të PD, atë sigël që është e Ramës me mercenarët e tij", tha ai.
Kujtojmë se grupimet e Sali Berishës dhe Enkelejd Alibeajt dorëzuan ankim në KAS ndaj vendimit të KQZ-së që refuzoi regjistrimin e Partisë Demokratike në zgjedhje. Ankimi u regjistrua edhe pse kryekomisioneri Ilirjan Celibashi ishte në pritje të afatit prej 48-orësh që i kishte lënë grupit të Alibeajt për plotësimin e dokumentacionit.
Lini një Përgjigje