
Ilir Meta ka nisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Këtë pasdite ai është ndalur në Durrës, në një takim me strukturat e Partisë së Lirisë. Ai ka kërkuar që të votohet kandidati i Berishës Igli Cara, teksa nuk ka kursyer sulmet ndaj qeverisë.
“Ka një situatë që nuk pret më dhe kërkon zgjidhje. Zgjidhjen do ta marrë më 14 maj. Çmenduria që ka ndodhur gjithë këto vite duhet ndëshkuar me votë. Një person i vetëm ka kontrolluar të gjithë pushtetin vendor dhe kjo ka dhënë një impakt negativ. Durrësi është qyteti që duhet të jetë i pari në Shqipëri, por është nën mesataren. Është kaq pranë Tiranës, një vijë bregdetare të jashtëzakonshme, ka potenciale për zhvillim mirëqenie, por e gjitha kjo kërkon politika, jo vetëm nga qeveria, por edhe nga bashkia. Fondet për të rregulluar rrugët vidhen. Këtu edhe kur në verë bie shi, bëhet Venecia, sepse lekët janë marrë por punimet nuk janë bërë”, tha Meta.
Por ajo që bie në sy është se Meta po luan në dy fronte. Ai do mbështesë kandidatë e Berishës për kryetarë bashkie, mirëpo synon tu rrëmbejë demokratëve votën për këshillat bashkiakë. Meta ka futur si kandidat të gjithë ish-deputetët dhe qëllimi tij është që tu japë nga një post. Vetëm me votat e PL vështirë e arrin dhe për këtë arsye ai po lobon në prapaskenë që të marrë vota nga PD.
Lini një Përgjigje