
Teksa zgjedhjet po afrojnë, retorika politike është ashpërsuar. Sali Berisha akuzon Ramë se i hoqi vulën, ndërsa socialistët duket se shpresën e vetme kanë drejtësinë.
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ishte sot në Mallakastër. ai u shpreh se Berisha ishte ai që shiti rafinerinë e Ballshit dhe kërkoi që SPAK të nisë hetimet ndaj tij.
“Të gjithë e mbajmë mend se si ishte qyteti i Ballshit para pak vitesh, nuk bëhej fjalë për asfalt por ishte në një gjendje që kryeqendrës së Mallkastrës nuk i shkonte dhe nuk i kishte hije gjendja në të cilën kishte degraduar. Rafinerinë e shiti Sali Berisha, me Ballshin ka llogari për të dhënë, ka bërë një privatizim bashkë me ortakun e ri të SHPK-së Ilir Metën, por unë këtu nga Ballshi i kërkoj SPAK-ut që të hetojë edhe historinë e privatizimit të pronave shtetërore një për një”, tha Balla.
Nga ana tjetër ai u ndal dhe te zgjedhjet, ku sulmoi dyshen Meta-Berisha.
“Kur ju thonim ne para dy vitesh mos e votoni Lulin se prapa është Saliu ju thoshit jo është Luli, po çfarë Luli, ja ku i keni tani dhe Saliun dhe Ilirin bashkë më në fund. Dhe ndaj duhet që në 14 Maj të kemi një fitore me diferecë të madhe e cila na çon që në zgjedhjet e 2025 të kemi një mandat të katërt të Partisë Socialiste”, shtoi ai.
Lini një Përgjigje