TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 11:53

Rama dhe Veliaj nisin fushatën, kryeministri hap “thesin” e premtimeve: Do rrisim sërish pagat

Shkruar nga Pamfleti

Rama dhe Veliaj nisin fushatën, kryeministri hap “thesin” e

Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj kanë nisur fushatën për zgjedhjet e 14 majit. Rëndom siç ka ndodhur në 30 vite edhe këtë vit në prag të zgjedhjeve hapen kantieret e ndërtimit dhe nisin premtimet për rritje pagash dhe pensionesh.

Rama dhe Veliaj kanë marr pjesë në prezantimin e strategjisë së zhvillimit të Tiranës dhe kryeministri e ka hapur “thesin e premtimeve”.

“Unë besoj se është momenti më kritik në historinë e këtyre transformimeve, pas daljes në rrugën e lirisë dhe të ekonomisë së tregut, që të gjitha palët të bëhen bashkë. Kam parasysh si palë këtu, edhe në radhë të parë të gjithë sipërmarrjen. Jemi në një fazë ku me patjetër duhet të synojmë me këmbëngulje dhe me kurajo, rritjen e vazhdueshme të pagave. Jemi në një fazë ku duhet a konsiderojmë këtë dhe vitet që vijnë si kohën maksimale që kemi për të kapërcyer hendekun që rrezikon të bëhet i pakapërcyeshëm, nëse nuk veprojmë sot”, theksoi kreu i qeverisë.

Më tej ai u ndal dhe te rritja e pagës minimale. Po ashtu kryeministri shtoi se do të jetë gati ligji për tatimin mbi të ardhurat. Sipas tij, deri në pagën 50 mijë lekë nuk do ketë asnjë taksë.

rama veliaj fushate

Lini një Përgjigje