Po hargalisen në ajër e në hotele luksoze të Botës, ndërkohë që shqiptarët po vuajnë krizën e çmimeve, të lejuar nga mafia qeveritare, për të pasuruar monopolistët, bosët e supermarketeve e për të zhvatur sa më shumë vlerë tatimi-fitimi të taksës 20% TVSH nga qytetarët
Përveç fushatës elektorale për votat e bashkive, me propagandën e qeverisë për të rritur mirëqenien e shqiptarëve; e hëna e kësaj jave ka nisur me kërkesa të shumta për fluturime në vendet e BE, SHBA, Kinë, vendet arabe e deri në Afrikë.
Sipas investigimit që ka bërë “Pamfleti” në Buletinin e Prokurimeve Publike, rezulton se më 13 mars, 8 ministri dhe 63 institucione në vartësi të tyre, kanë shpallur tenderë për blerjen e biletash avioni, të cilat do realizohen brenda 24 orësh si “fluturime urgjente”.

Prej tyre janë porositur 178 bileta avioni, të shoqëruara me akomodim në hotel e ushqim, me vlerë miliona lekë që paguhen nga taksat e shqiptarëve, të cilat në çdo 6 muaj shtohen si numër e rriten si vlerë financiare.
Të paguar nga shqiptarët në mijëra Euro çdo fluturim, Babloku e Balluku përdorin Charter qeveritar personal, siç do shkojë edhe më 20 mars në Athinë, për të hapur ekspozitë personale pikturash e do shtrojë disa bankete me fondet e buxhetit të shtetit.
Është pafytyrësi, që pushtetarët hargalisen në ajër e nëpër hotele luksoze të Botës, ndërkohë që shqiptarët po vuajnë krizën e çmimeve, të lejuar nga mafia qeveritare, për të pasuruar monopolistët, bosët e supermarketeve e për të zhvatur sa më shumë vlerë tatimi-fitimi të taksës 20% TVSH nga qytetarët.
Po kështu, vetëm gjatë 2 javëve të para të muajit mars, janë paguar 1870 bileta avioni nga kryeministria, ministritë, institucionet në vartësi të tyre, inspektoriatet, drejtoritë qendrore e entet publike, shefat e të cilëve ngelën në ajër, por nuk po bëjnë “hajër” për qytetarët./Pamfleti
Lini një Përgjigje