TAGS-AT E JAVËS

Politike13 Mars 2023, 15:09

Regjistrimi në zgjedhje, Bardhi: KQZ shtantazh PD-së, Celibashi është nën urdhrat e Edi Ramës

Shkruar nga Pamfleti
Regjistrimi në zgjedhje, Bardhi: KQZ shtantazh PD-së, Celibashi
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi


Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si dhe kreun e KQZ, Ilirjan Celibashi se po pengojnë regjistrimin e PD në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Lidhur me kërkesën e KQZ për të plotësuar dokumentacionin e regjistrimit në zgjedhje dhe me firmën e Lulzim Bashës, Bardhi tha se kjo është e paligjshme pasi ish kryetari i PD është dorëhequr.
“Një kërkesë e paligjshme. Dorëheqja është legjitime, akt publik që e ka sjellë efektin e saj. Celibashi ka detyrim të kërkojë ato që ligji kërkon dhe kjo kërkesë është përmbushur.
Kaq mjafton për KQZ pjesa tjetër lojëra politike për t’u përdorur nga individë të caktuar për retorikë politike pjesë e të cilës për fat të keq qështë bërë dhe kryetari i KQZ zoti Celibashi. Nuk ka për t’u penalizuar PD, nuk mund të firmosë një njeri që ka dhënë dorëheqjen, është çmenduri që një njeri që është larguar nga drejtimi i PD të firmosë. Partia s’mund të jetë peng i një individi”, tha Bardhi një një intervistë për mediat.

Pjesë nga intervista:
Pyetje: Vendimin e dhënë nga kryekomisioneri vendim i diktuar politikisht, çfarë ju pengon të dorëzoni një deklaratë nga Basha?
Bardhi: Si mund të firmosë dikush që ka dhënë dorëheqje?
Pyetje: Por është kërkesë e KQZ
Bardhi: Një kërkesë e paligjshme. Dorëheqja është legjitime, akt publik që e ka sjellë efektin e saj. Celibashi ka detyrim të kërkojë ato që ligji kërkon dhe kjo kërkesë është përmbushur.
Kaq mjafton për KQZ pjesa tjetër lojëra politike për t’u përdorur nga individë të caktuar për retorikë politike pjesë e të cilës për fat të keq që është bërë dhe kryetari i KQZ zoti Celibashi. Nuk ka për t’u penalizuar PD, nuk mund të firmosë një njeri që ka dhënë dorëheqjen, është çmenduri që një njeri që është larguar nga drejtimi i PD të firmosë. Partia s’mund të jetë peng i një individi.
Gazment Bardhi në Panorama TV: Logjika që ka përdorur komisoneri si deklarimi i angazhimit është deklarim individual i kryetarit është jo vetëm i pabazuar në ligj por dhe në vetë deklaratën apo përmbajtjen e saj.
Nën urdhra politik ndoshta dhe nën shantazhin e njërit apo tjetrit që të pengojë regjistrimin e PD me justifikime që s’do i shkruante dot asnjë student i vitit të parë të drejtësisë.
Po kërkon të nxjerrësh justifikime për të mos ushtruar përgjegjësitë ligjore nën shtantazh apo intimidim do duhet të na thotë zotëria, nuk mund të pengojë regjistrimin e PD në zgjedhje.
Tallja që ka bërë me atë vendim që ka publikuar jo vetëm e papranueshme por ligjërisht e dënueshme. S’mund të pengosh regjistrimin e partisë më të madhe të opozitës në zgjedhje me justifikime qesharake.

 

Lini një Përgjigje