TAGS-AT E JAVËS

Dosja e zezë12 Mars 2023, 14:21

Kur do të nisë shembulli kroat e rumun? BE apel SPAK-ut: Godisni këdo që është zhytur në afera!

Shkruar nga Pamfleti

Kur do të nisë shembulli kroat e rumun? BE apel SPAK-ut: Godisni

“Pamfleti” ka siguruar një rezolutë të Komisionit për Politikën e Jashtme në KE, të hartuar nga reporterja për vendin tonë Isabel Santos dhe theksi vendoset disa herë te instalimi i shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit...

Ndërkombëtarët vijojnë të jenë sy e veshë nga SPAK. Arrestimet e bujshme shihen si rruga e vetme për anëtarësimin në BE dhe topi është në anën e drejtësisë. Rumania dhe Kroacia u bënë pjesë e familjes evropiane pasi arrestuan ministra, ish-ministra deputetë dhe kryeministria. Duket se BE kërkon të njëjtën gjë dhe për vendin tonë.

“Pamfleti” ka siguruar një rezolutë të Komisionit për Politikën e Jashtme në KE, të hartuar nga reporterja për vendin tonë Isabel Santos dhe theksi vendoset disa herë te instalimi i shteti ligjor dhe lufta ndaj korrupsionit. Po ashtu BE kërkon që të goditen të gjithë dhe të mos ketë hetime selektive.

KE kujton se sundimi i ligjit dhe integriteti institucional janë shtylla kurrizore e transformimit demokratik, elasticitetit shoqëror dhe kohezionit socio-ekonomik; Vë në dukje progresin e vazhdueshëm, por pret përmirësime sistematike në parandalimin, hetimin proaktiv, ndjekjen penale dhe dhënien e dënimeve përfundimtare jo selektive, për rastet që përfshijnë korrupsionin dhe krimin e organizuar”, thuhet në raport.

Më tej Brukseli e sheh me shqetësim klimën politike në vend. Sali Berisha ka filluar të shkaktojë kaos në Parlament, ndërkohë deri pak javë më parë kishte protesta. BE kërkon dialog.

KE dënon konfrontimin politik dhe veprimet përçarëse dhe nënvizon një politikë të përbashkët dhe përgjegjësinë sociale për reformat; fton aktorët politikë të rrisin angazhimin e tyre për të dialoguar dhe për të forcuar institucionet dhe procedurat demokratike nëpërmjet angazhim konstruktiv, konsultime gjithëpërfshirëse dhe vendimmarrje transparente; rikujton nevojën për të forcuar mbikëqyrjen parlamentare”, thekson raporti.

Si shqetësim shihen amnistia fiskale dhe rritja e kërkesave për azil në vendet e BE. Sa i takon amnistisë fiskale, Brukseli e ka bërë edhe një herë të qartë se për ta nisma e qeverisë është e papranueshme. /Pamfleti

Kur do të nisë shembulli kroat e rumun? BE apel SPAK-ut: Godisni
Pjesë nga raporti i KE

 

be korrupsion arrestime

Lini një Përgjigje