Mbledhja e Grupit të Partisë Socialiste, të zhvilluar ditën e sotme, ka përfunduar. Deputetët e mazhorancës, janë udhëzuar që të shmangin çdo retorikë të fortë me opozitën.
Deputetët e mazhorancës janë udhëzuar që gjatë gjithë punimeve të seancës plenare, por edhe në Komisionet parlamentare të fokusohen tek diskutimet e nismave ligjore.
Gjithashtu deputetët e PS-së duhet të shmangin çdo retorikë të fortë apo përplasje me kolegët e opozitës, nisur nga fakti që është bërë e qartë nga opozita për të mos lejuar zhvillim normal të jetës parlamentare.
Porositë për deputetët e opozitës vijnë pasi Partia Demokratike paralajmëroi bllokim të jetës parlamentare pas burgosjes së Ervin Salianjit.
PD do të vendosë pasditen e sotme në orën 15:00 mbi qëndrimin e saj në Parlament dhe në Komisione Parlamentare.
Lini një Përgjigje