TAGS-AT E JAVËS

Politike30 Shtator 2024, 07:28

Katoliku Rama, paradite lutet për bektashinjtë, pasdite lutet për hebrejt!

Shkruar nga Pamfleti
Katoliku Rama, paradite lutet për bektashinjtë, pasdite lutet për
Edi Rama

Kryeministri i Shqipëisë, Edi Rama ka përfunduar në faqen e medias hebreje, Col Live, pasi duket në një foto duke shkruajtur një lutje, përpara se të hynte në Rebbe's Ohel në Varrezat e Vjetër Montefiore në Queens, Nju Jork’.

‘Rama, paradite lutet për Bektashinjtë, pasdite lutet për Hebrejt! Edvin Rama në shtypin e hebreve COL LIVE’, ironizon analisti Ylli Dylgjeri në Facebook.

‘Kryeministri shqiptar Edi Rama, i cili është katolik dhe i njohur për marrëdhëniet e tij të ngrohta me komunitetin hebre dhe Izraelin, u pa duke shkruar një kërkesë për lutje përpara se të hynte në Rebbe's Ohel në Varrezat e Vjetër Montefiore në Queens, Nju Jork’, shkruan Col Live.

Kujtojmë se në fjalën e tij gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Rama foli për bektashinjtë që sipas tij ishin ‘jetimë’ dhe ky po mundohej duke i dhënë të drejtën për të formuar shtetin bektashi, ndërkohë që pas pak ditësh përfundon si një ‘hebre i devotshëm’, duke shkruar një kërkesë lutje përpara se të hynte në Varrezat e Vjetër Montefiore në Queens, Nju Jork’.

edi rama hebre

Lini një Përgjigje