TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2024, 16:01

Çfarë po gatuajnë me shpejtësi, Edi Rama me Alex Sorosin!

Shkruar nga Pamfleti

 Çfarë po gatuajnë me shpejtësi, Edi Rama me Alex Sorosin!

Shqipëria është kthyer sot në një depozitë refugjatësh politikë, por jo ‘VIP’ siç u bë Franca e De Golit dhe Miteran-it dikur, po shërbyes të shefave të mëdhenj...

Kreu i koorporatës së njohur politiko- financiare amerikane, Alex Soros, ka ndarë në rrjetet e tij një foto me kryeministrin shqiptar Edi Rama, së bashku me Lindën dhe gruan e tij Hurma Abedin.

“Gjithmonë mrekulli kur jemi së bashku, pavarësisht se ku ndodhemi”, shkruan Soros.

Takimi në fakt nuk është mbajtur në një mbledhje private, por në një ambjent ku po zhvillohej një panel i Forumit ‘Clinton’ në Nju Jork, i cili zhvillohet paralelisht me Asamblenë e Pëgjithshme të OKB-së. Qëllimi i këtij paneli është që të arrihen takime me sa më shumë delegacione që janë edhe të angazhuar me “Pallatin e Qelqtë”. Soros është afruar edhe më shumë me familjen Clinton, pasi ka marrë për grua këshilltaren më të afërt të Hillary Clinton, Huma Abedin. E cila është disa vjet më e madhe se Alexi.

Gjithsesi, duket se prapaskena e takimit me Edi Ramën, ka një tjetër zhvillim të fundit, që duket do të shtyjë procese të tjera drithëruese në lidhje me Shqipërinë.

Para dy ditësh, SHBA dhe Iraku kanë vendosur që të mbyllin bashkëpunimin e gjatë ushtarak, e forcat amerikane do të largohen përfundimisht nga vendi i rëndësishëm i Gjirit Persik.

Një zhvillim i beftë që pritet të sjellë një ndryshim total të skenareve në Lindjen e Mesme. Ku emergjenca kryesore është që të gjithë ata që kanë punuar me amerikanët këto vite, do të përballen me një persekutim të rëndë. Në radhë të parë, kurdët peshmergë të veriut të Irakut.

Siç mësohet, ka një plan, që një pjesë e rëndësishme e kurdëve peshmergë, kryesisht ata që kanë luftuar me rusët dhe iranianët në Siri e Irak, do të largohen menjëherë pasi kërcënohen nga vrasja e menjëhershme.

E kështu, pritet që të zbatohet një plan i njëjtë siç ndodhi me opozitën iraniane dhe afganët.

Shqipëria është kthyer sot në një depozitë refugjatësh politikë, por jo ‘VIP’ siç u bë Franca e De Golit dhe Miteran-it dikur, po shërbyes të shefave të mëdhenj. Të cilët nuk i duan, sepse po t’i marrin do të quhen fajtor. I gjithë ky operacion që hiqet si humanitar, por që në fakt nuk është tamam ashtu pasi kemi të bëjmë me grupe politike.

Madje më shumë se politike, bëhet fjalë për lëvizje gjeopolitike, ku Shqipëria duhet të jetë e kujdeshme, aq më shumë se ka një traditë të tillë në marrrëdhëniet me Lindjen e Meme e botën arabe. Kur në fund të fundit kemi pasur një marrëdhënie me Kinën e sot jemi anëtar të Konferencës Islamike.

Me një fjalë, më shumë se aventura duhen lëvizje të matura, krejt natyrshëm në kordinim me aleatët. Sepse ka një gjë: janë vende më të mëdha euopiane por edhe vetë SHBA që nuk i pranojnë këto grupe nga Lindja e Mesme, thjesht për të mos prishur interesat e tyre. Po ne pse? Sepse do Edi Rama dhe Alex Soros! Po Parlamenti, Presidenti, opozita, shoqëria. Si pyet askush!/Pamfleti

edi rama alex soros çfarë po gatuajnë

Lini një Përgjigje