TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2024, 12:58

Emrat/ “Besnikët” e ballkonit, që Saliu u dha nga 50 mijë Euro kredi pa interes si gjoja të pastrehë

Shkruar nga Pamfleti

Emrat/ “Besnikët” e ballkonit, që Saliu u dha nga 50

Referuar të dhënave, rezulton se kredi pa interes si të pastrehë, ish-kryeministri Sali Berisha, u ka dhënë dhe prokuroreve e gjyqtarëve që hetuan dhe dënuan me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji në të dy shkallët...

Në qershor 2011, Sali Berisha firmosi një vendim ekstra, me të cilin u dha kredi për strehim 152 zyrtarëve të qeverisë, SHISH, policisë, prokurorëve e gjyqtarëve, në vlerë nga 50 milionë lekë, pa interes e me afat shlyerje 30 vite.

Ish-kryeministri Sali Berisha, shkeli Vendimin Nr. 600, datë 12 shtator 2007 të qeverisë “Për trajtimin me strehim të nëpunësve civilë të administratës së lartë shtetërore e funksionarëve politikë”, duke mashtruar sikur përfituesit e kredive ishin të pastrehë.

Sipas investigimit që ka bërë “Pamfleti” në deklaratat pasurore të tyre, rezulton se ata që morën kredi shtetërore pa interes, në vitin 2011 kanë biznese, llogari bankare me miliona lekë, toka, troje, makina luksoze, me nga 2-3  paga, me 2-3 banesa e madje me vila.

Me vlerat 50 milionë lekë të kredive, disa blenë apartamente, toka, blenë bono thesari në Bankën e Shtetit e i dhanë me fajde, siç bënë dhe 98 deputetë të PD, PS e LSI, të cilët gjatë pushtetit të Sali Berishës, morën nga 2-3 kredi bankare pa interes, si gjoja të pastrehë.

Disa nga ata kredixhinjë si Oerd Bylykbashi, Flamur Noka, Tritan Shehu, Ivi Kaso, Enno Bozdo, Agron Gjekmarkaj, Dorian Teliti, Enver Bytyçi, fisi Nezaj, fisi Peka, Brikena Kasmi, Besnik Çobaj, Edit Harxhi, Arben Doçi, Edi Paloka, Albana Vokshi, Gjergji Papa, Ina Zhupa, Enkeledi Hajro, Feriz Breçani etj., kanë mbetur besnikë të Saliut e shkojnë çdo ditë poshtë ballkonit të tij, madje dalin dhe nëpër ekrane.

Ata që nuk e dinë, se sa kanë vjedhur e çfarë kanë bërë këta në pushtetin e PD, mund t’i besojnë ushtarët e Saliut, kur i dëgjojnë që ulërijnë e gjoja përgjërohen për hallet e popullit, duke u betuar se po kërkojnë pushtetin, për të zhdukur korrupsionin e varfërinë dhe për të rritur pagat e pensionet.

Në fakt, ata me në krye Saliun poshtë ballkonit të tij dhe para derës së Bashkisë- Tiranë e ekrane televizive, po bëjnë demagogji e nuk besohen, sepse janë ish-pushtetarë, që vijnë nga vjedhjet dhe përfitimet e paligjshme personale e nga një qeveri që i la pagat e pensionet të ulëta dhe varfërinë e korrupsionin të lartë.

Paçka se janë në opozitë, gjatë 8 viteve pushtet kanë qenë njësoj të babëzitur, mashtrues, hajdutë e shpërfillës si krerët, shtabi dhe ushtria e pushtetit të PS, duke krijuar bindjen e plotë te shqiptarët, se lufta mes tyre është thjesht një kacafutje hajdutësh.

Madje, ata janë bashkë në pazare kullash, tenderësh, grabitje tokash, trojesh, plazhesh e objektesh shtetërore; gjë qe e tregon edhe ky fakt: - Me VKM Nr. 56, datë 5 shkurt 2014, kryeministri Edi Rama e shfuqizoi vendimin për 152 kreditë që morën zyrtarët e PD, duke urdhëruar anulimin e tyre, por pas 1 muaji e riktheu përsëri.

Referuar të dhënave, rezulton se kredi pa interes si të pastrehë, ish-kryeministri Sali Berisha, u ka dhënë dhe prokurorëve e gjyqtarëve që hetuan dhe dënuan me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji në të dy shkallët./Pamfleti

besnikët e ballkonit sali berisha kredi si të pastrehë

Lini një Përgjigje