TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2024, 12:30

“Rritja e pensioneve, tallje e Ramës me pensionistët”, Meta: Nga 1 nëntori do të rritet çmimi i bukës dhe energjisë

Shkruar nga Pamfleti

“Rritja e pensioneve, tallje e Ramës me pensionistët”,

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka folur në lidhje me indeksimin me 4.1% të pensioneve, teksa e ka cilësuar një tallje të qeverisë me pensionistët.

Në një postim në rrjete sociale, Meta shkruan se çmimi i bukës do të rritet me 15 %, duke theksuar më tej se nga 1 nëntori do të rritet edhe çmimi i energjisë.

“Tallja e Qeverisë me pensionistët: Indeksim 4.1% të pensioneve por shtrenjtim me 15% të bukës, produktit bazë ushqimor të tyre! Nga 1 Nëntori pensionistët e të gjitha kategorive dhe jo vetëm, do të paguajnë 15% më shtrenjtë çmimin e bukës për shkak të shtrenjtimit po aq të çmimit të energjisë elektrike për furrat e bukës në orët e pikut të prodhimit. Ndaj dhe indeksimi i pensioneve në masën 4.1% ose 25 lekë/ditë nuk është gjë tjetër veçse poshtërimi më i madh që ai u bën pensionistëve.

Dyfishimi i pensioneve është një nga 5 Prioritetet kryesore të Partisë së Lirisë. Ne në qeverisje do të bëjmë të mundur: Indeksimin e plotë të masës së pensioneve duke e llogaritur indeksimin mbi bazën e inflacionit të artikujve ushqimorë. Indeksimin e shpeshtë brenda vitit të masës së pensioneve në rastet e krizave apo pandemive për shkak të rritjes së shpejtë të çmimeve. Rritjen e pensioneve me nivelin e rritjes reale ekonomike për ta bërë rritjen ekonomike gjithëpërfshirëse”, shkruan Meta. 

Lini një Përgjigje