
Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka folur lidhur me dënimin me 1 vit burg të Salianjit nga Gjykata e Apelit.
Alibeaj denoncoi presionet që po i bëhen sistemit te drejtësisë, sidomos me komisionin e ri që do të drejtohet nga Fatmir Xhafaj.
Sipas Alibeajt, synimi i këtij komisioni është të ribëjë reformën në drejtësi, teksa kërkoi që opozita të jetë aleatet e sistemit gjyqësor.
“Presion është të bësh një komision të drejtuar nga Fatmir Xhafa për të goditur sistemin e drejtësisë dhe ky është një fakt. Sistemi i drejtësisë është thelbi i shtetit. Është nevoja që publiku ka. Një nga aleatët e drejtësisë duhet të ishte opozita”, tha Alibeaj për “A2 CNN”.
Lini një Përgjigje