TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 20:50

“Nuk do të ketë më paqe”/ Nga e hëna nis kaosi në Parlament, si Rama-Berisha po lëvizin me skenar!

Shkruar nga Pamfleti

“Nuk do të ketë më paqe”/ Nga e hëna nis kaosi

Rama e kishte gati fjalimin për dënimin e Salianjit, fjalim i cili ishte shashkë për opozitën. Kaq u desh dhe Berisha thirri 5 besnikët e tij në shtëpi, ku i udhëzoi që të ndizet lufta...

Ditën e hënë opozita do të rikthejë tymin dhe kaosin në Parlament. U desh dënimi i Salianjit që të rikthehet destabilizimi politik në vend dhe ata që e pësojnë padyshim janë shqiptarët.

Nesër do të mblidhet Këshilli Kombëtar i PD, ku do të diskutohet mbi protestën e 6 tetorit dhe mënyrën e reagimit në Kuvend. Vetë nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj, në një intervistë sot e tha hapur se nuk do të ketë më paqe në sallë.

Sipas informacioneve, PD do të zbatojë planin e vjetër, nga i cili u largua “me bisht ndër shalë”. Pra do të tentohet të bllokohet puna në komisionet parlamentare. Dhe po ashtu nuk do të lejohet seancë normale në sallë.  

Kur institucionet kthehen në bunker dhe nga frëngjitë e tyre lëshohen goditje ndaj opozitës, atëherë jemi shndërruar në autokraci. Opozita po konsiderohet si armike. Ata shfaqen sikur duan progresin, sikur ata janë patriotët e ne tradhtarët. Trupi i PS është një organizëm pa shpirt, ku duartrokitet vetëm lideri. PS sot është një parti totalitare. PD nuk mund të ketë më marrëdhënie normale me maxhorancën, sepse PS nuk ofron mundësi bashkëpunimi.

Ne do diskutojmë dhe vendimet do i merrni vesh. Në parlamentin e Shqipërisë nuk do të ketë më paqe, kur opozita burgoset për fjalën e lirë. Nuk do ketë asnjë grimcë normaliteti, me ata njerëz që na shohin ne si armiq. Nuk mund t’i dhurosh dorën dikujt që do të të zhdukë. Ne do të qendrojmë deri në fitore, ne nuk do ndalemi”, tha Gjekmarkaj. 

Seanca parlamentare do të jetë ditën e hënë pasdite, një seancë dedikuar qytetarëve. Por me gjasë do të dështojë, pasi PD do të vërë në zbatim skenarin e saj. Po ashtu me gjasë dhe të hënën paradite do ketë tensione në komisione.

Por duket se kemi një skenar të mirëkoordinuar mes Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ndoshta ata mund të mos kenë folur mes tyre, por veprojnë në mënyrë të tillë që të dy të dalin të lumtur. Mjafton të shohim reagimet e ditëve të fundit dhe lidhja është e qartë.

Dënimi i Salinjit duket qartë që është politik. Asnjë gjykatës nuk do kishte marrë një vendim të tillë, pasi dënime alternative janë dhënë në të gjitha këto raste. Por Salianji u burgos dhe kjo u interesote të dy liderëve. 

Berishës i iku një kritik dhe rival më pak për Argitën. Salianji ishte kundër futjes së saj në parti, teksa ansjëherë nuk ju nështrua Berishës si shumë të tjerë që hëngrën turpin me bukë.

Ramës i iku një kundërshtar i fortë politik në zgjedhje. Salianji në Elbasan i hapte punë. Po ashtu me këtë vendim, Rama i dha sinjal bensikërie Fatmir Xhafajt, të cilit i ka besuar zhbërjen e reformës në drejtësi. Si duket Xhafaj nuk ja ka pasur shumë besën dhe Rama ja bëri qokën. 

Po ashtu Rama e përdori për të provokur opozitën. Jo më kot e kishte gati fjalimin, fjalim i cili ishte shashkë për opozitën.

Kaq u desh dhe Berisha thirri 5 besnikët e tij në shtëpi, ku i udhëzoi që të ndizet lufta. PD nuk kishte një kauzë dhe kaq i mjaftonte Saliut. Flamur Noka shkoi në ekstrem duke kërkuar bllokime rrugësh, portesh, të aeroportit dhe universiteteve. Ndërkohë u vendos mbajtja e një proteste kombëtare dhe destabilizim në Kuvend.

Pra një lojë e vjetër kjo, me të cilën jemi mësuar tani prej vitesh. Lojë që u shkon përshtat të dyja palëve. Berisha kërkon kaos, pasi ka hesape me drejtësinë dhe kërkon t’i tregojë gjykatës se sa i fortë është. Reagimi vjen fiks pak ditë para se SPAK ta dorëzojë dosjen “Partizani” në gjykatë. Berisha e di se kur u dënua Salianji për një gjë kaq mediokre, ai dhe dhëndri nuk dalin pa u lagur dhe tani po tregon forcën.

Po ashtu halli tjetër i tij janë zgjedhjet. Ai e di se nuk fiton dot në ato zgjedhje dhe me gjasë do ta destabilizojë vendin, me shpresën se kap qeverinë teknike, ose më pas të justifikojë humbjen.

Kjo i shkon përshtat edhe Ramës. Së pari kur ka kaos, ai mbulon skandalet e qeverisë. Në Kuvend puna do vijojë si dikur, ku ligjet votoheshin për 5 minuta dhe miratoheshin ligje për klientët e qeverisë. Po ashtu, për sa kohë ka kaos politik, drejtësia nuk vepron. Rama ka disa persona me një këmbë në SPAK dhe me këtë rast shtyn akuzat apo arrestin. Me pak fjalë, duket se kemi një lojë të pastër Rama-Berisha. /Pamfleti

 

Lini një Përgjigje