TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 19:25

“Merr vulën, jep Salianjin”, grupi i Bashës kujtohet të reagojë dhe sulmon Gjekmarkajn: Vendimi i Apelit, pazar Rama-Berisha

Shkruar nga Pamfleti

“Merr vulën, jep Salianjin”, grupi i Bashës kujtohet

Demokratët Euroatlantikë të Lulzim Bashës kanë reaguar për herë të parë pas dënimit me 1 vit burg të deputetit të Partisë Demokratike Ervin Salianji për kallëzim të rremë në dosjen "Babale".

Pas vendimit të dhënë nga Gjykata e Apelit, Salianji u dorëzua në Drejtorinë e Policisë ndërsa u transferua për në burgun e Fierit.

Me ironi, Basha shkruan se “pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?” duke hedhur akuza për një pazar Rama-Berisha. 

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Demokratët Euroatlantikë theksojnë se ky ishte një pazar i pastër i Ramës dhe Berishës, ku kryeministri i dhënë vulën Berishës, ndërsa Berisha lëshoi Ervin Salianjin.

"Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon për dënimin e demokratit", thuhet në reagim.

Grupi i Bashës ka reaguar edhe ndaj deputetit Gjekmarkaj, cili e akuzoi se duke mos reaguar Basha tregon se është pro disa personave që duartrokasin vendimet politike të një trupe gjyqësore politike të turpshme. 

Basha sulmoi Gjekmarkajn duke e akuzuar për shpifje, teksa thekson se pazari i ndyrë Rama-Berisha nuk mbulohet me mashtrime dhe lëpirje.

“Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra”, i përgjigjet Basha.

“Burracakët që kanë lëpirë çdo gjë që kanë pështyrë gjatë karrierës së tyre politike, kanë qelbur ekranet me shpifje të ndyra. Ndryshe nga këto vemje politike, që si korbat u turren fatkeqësive politike nga Sali Berisha te Ervin Salianji për të përfituar prej tyre, Lulzim Basha as nuk feston, as gëzon dhe as i përdor. Politikanët reagojnë me akte dhe vendime jo me deklarata të tipit “kurrë me Berishën”, e pastaj presin mëshirën e tij poshtë ballkonit.

Ky lëpirësi që u shfaq sot t’u thotë demokratëve si ka mundësi që të njëjtit gjyqtarë që dënuan Salianjin, i'a dhanë vulën Berishës? Pse këta gjyqtarët dje ishin heronj e sot u bënë vasalë të Edi Ramës?

Pazari i ndyrë Rama-Berisha, merr vulën-jep Salianjin, nuk mbulohet dot me diarrenë mediatike të këtyre vemjeve politike dhe as të mediave të blera prej tyre”, shkruhet në postim.

 

 

Lini një Përgjigje