TAGS-AT E JAVËS

Politike28 Shtator 2024, 21:13

Mungoi në krah të Salianjit, Alibeaj: Përgëzoj qëndrimin e tij, u përball me shpatullat e veta

Shkruar nga Pamfleti

Mungoi në krah të Salianjit, Alibeaj: Përgëzoj

Enkelejd Alibeaj ka folur për herë të parë mbi dënimin e deputetit Ervin Salianji. Për një dosje që kur u denoncua ishte në krah të tij, por jo kur gjykata mori vendimin që ta burgosë.

Deputeti demokrat deklaroi se i vjen keq për dënimin e Salianjit, teksa e përgëzoi këtë të fundit që u përball me shpatullat e tij me drejtësinë. Ai shtoi se politikanët duhet të jenë koherentë përsa i përket drejtësisë.

Është e rëndë që një individi i kufizohet liria. Në situatën ku jam si politikan, si deputet duhet të marrë një farë kohe për t’u zhveshur nga emocionet. Kisha një lloj keqardhje. Keqardhjen më të madhe e kam për familjarët e Salianjit. Janë ata të parët që ndjejnë... Përgëzoj qëndrimin e Salianjit që mbajti që shkoi të përballet me dënimin.

Një politikan kur ka një hesap me drejtësinë mban një qëndrim dhe e mban me shpatullat e veta. Dy muaj më parë 2 nga 3 gjyqtarët gjykuan dhe çështjen e vulës. E gëlltita padrejtësinë e bërë nga ata gjyqtarë, sepse besoj se në politikë duhet të jesh koherent. Në raport me sistemin e drejtësisë nuk duhet të reagonin edhe në këtë çështje”, tha Alibeaj në A2 CNN.

 

Lini një Përgjigje