
Ervin Salianji ka reaguar sërish nga burgu i Fierit, pas dënimit me 1 vit nga Gjykata e Apelit për “Kallëzim të rremë” lidhur me dosjen “Babale”.
Pas 24 orësh heqje lirie, Salianji shkruan se mbështetja dhe forca që ka marrë kanë qenë të jashtëzakonshme. Ai shprehet se ka të gjithë energjitë e duhura për të dalë triumfues dhe për t’u bashkuar qytetarët.
“Miqtë e mi, mbështetja dhe forca që më keni dhënë në këto 24 orë ka qenë e jashtëzakonshme! Dua t’ju siguroj se kam gjithë energjitë për të dalë triumfues dhe për t’u bashkuar me ju në luftë ndaj të keqes që mban mbërthyer këtë vend prej 11 vitesh! Falenderime nga zemra”, shkruan Salianji në një postim në Facebook.
Lini një Përgjigje