TAGS-AT E JAVËS

Politike29 Shtator 2024, 13:15

Ervin Salianji në burg, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar; në fokus aksioni i opozitës

Shkruar nga Pamfleti

Ervin Salianji në burg, PD mbledh sot Këshillin Kombëtar; në

Partia Demokratike do të mbledhë pasditen e sotme Këshillin Kombëtar, në vijim të mbledhjeve të strukturave drejtuese, ndërsa pritet që opozita të përcaktojë strategjinë e saj të protestave, pas dënimit me 1 vit burg nga Gjykata e Apelit të deputetit Ervin Salianji.

Mbledhja do të nisë në orën 18:00 dhe mësohet se do të vendoset për hapat që do të ndjekë opozita, ku në rend të ditës është dhe mosbindja civile që pritet të nisë më 6 tetor.

Këshilli Kombëtar pritet të formalizojë vendimet e marra në Grupin Parlamentar të PD dhe Kryesinë e kësaj partie, ndërkohë që pritet që anëtarëve të këtij forumi t'i kërkohet një angazhim në bazë për të garantuar një pjesëmarrje të lartë në protestën që pritet të mbahet në fund të javës që nis.

Kujtojmë qe dy ditë më parë, kreu i Grupit Parlamentar Gazment Bardhi njoftoi se PD do të ndërpresë marrëdhëniet institucionale me shumicën në Kuvendin e Shqipërisë.

Opozita e ka cilësuar vendim politik dënimin ndaj Salianjit, i cili tashmë ndodhet në burgun e Fierit, ku pritet të vuajë dënimin e caktuar nga Gjykata e Apelit.

Po ashtu, më 6 tetor është thirrur dhe protesta kombëtare nga PD, por ende nuk ka një orë se kur do të zhvillohet.

burg ervin salianji keshilli kombetar

Lini një Përgjigje