
Opozita ka nisur aksionin e premtuar pas dënimit të deputetit Ervin Salianji.
Pas vendimit të Apelit për ta dënuar deputetin me 1 vit burg, opozita tha se nuk do të ketë më qetësi në Kuvend.
Vetëm dy deputetë të PD-së, Jorida Tabaku dhe Edi Paloka ishin të pranishëm sot në Komisionin për Çështjet Europiane ku me dyer të mbyllura pritet të miratohet dokumenti me anë të të cilit qeveria shqiptare do të paraqitet në këtë mbledhje ndërqeveritare me BE-në.
Kryetarja Jorida Tabaku dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Niko Peleshi janë përplasur me njëri-tjetrin.
Mbledhja e cila duhet të niste me dyer të mbyllura filloi me një deklaratë nga kryetarja e komisionit Jorida Tabaku e cila tha se vendi nuk i ka plotësuar kushtet por se PD mbështet avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces do të vijojë.
"Partia Demokratike është e vetëdijshme që sot ndodhemi larg një vendi me kushte të plotësuara, por ne besojmë se ky është një proces për Shqipërinë e shqiptarët jo për politikën. Prandaj e mbështesim avancimin e Shqipërisë në procesin e integrimit dhe angazhimi jonë në këtë proces ka qenë i qartë... Një hap më shumë drejt BE-së do të thotë një Shqipëri më pranë ndërtimit të një demokracie perëndimore dhe sundimit të ligjit, respektit të votës së lirë përmes zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, por mbi të gjitha respektimit të demokracisë dhe ndarjes së pushteteve" tha Tabaku.
Kjo u quajt 'politike' nga deputetët e PS-së të cilët ngritën zërin duke i kërkuar PD-së të mos bllokojë procesin e integrimit me cështje të brendshme politike.
"Të paktën në këtë komision të mos kemi marrje peng të mikrofonit" tha ai.
Në datën 25 shtator Kryenegociatorja ka informuar Komisionin e Integrimit që Qeveria Shqiptare ka marrë një kërkesë nga presidenca Hungareze për të dorëzuar Pozicionet Negociuese për Grup Kapitullin e Parë që do të thotë që është gati për përgatitja e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare. Dokumenti negociues duhet të miratohet nga Komisioni i Integrimit dhe brenda 2 tetorit i duhet dërguar Brukselit.
Ndërkohë në orën 15:00 mblidhet grupi parlamentar i PD-së, do të vendosin për aksionin opozitar në seancën e kuvendit.
Lini një Përgjigje