Opozita ka paralajmëruar se pas dënimit dhe burgosjes së deputetit Ervin Salianji më 27 Shtator, s’do të ketë më jetë parlamentare normale.
Ditën e sotme poltika do të nisë me mbledhjen e disa Komisioneve Parlamentare dhe më pas do të kalohet në seancë plenare në orët e pasdites që është parashikuar të mbahet në orën 17:00.
Tema kryesore e seancës pritet të jetë ajo për çështjen e zgjedhjeve dhe votuesve, ku pritet të trajtohet edhe vota e diasporës ndër të tjera, si risi e zgjedhjeve të ardhshme.
Opozita ka paralajmëruar se burgosjes së deputetit Ervin Salianji s’do të ketë më jetë parlamentare normale dhe se do mbajë protesta deri në bllokim rrugësh.
Nuk dihet nëse ky aksion politik do të nisë që ditën e sotme, por më herët opozita e ka ndjekur strategjinë e bllokimit të seancave, deri në flakadanë, fishekzjarrë dhe vënie zjarri në sallë.
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka firmosur urdhrin për mbajtjen e saj që prej datës 26 Shtator dhe është e parashikuar në kalendarin e punimeve të miratuar më herët, periudha 23 Shtator-11 Tetor.
Ndërkohë Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar pasditen e djeshme në selinë blu vendosi të shtyjë me 24 orë datën e protestës kombëtare, e cila u thirr vetëm pak orë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji.
Strategjia e demokratëve për tubimin që do të nisë në orën 18:00 të datës 7 tetor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk është ai i një proteste vetëm me fjalime, si ato që kemi parë në protestat e mëparshme kombëtare që janë thirrur në kryeqytet.
Sa i takon modelit që do të ndiqet në këtë protestë, mësohet se do të jetë një protestë e zhvilluar në disa lokacione të ndryshme të Tiranës.
Nga diskutimet që janë zhvilluar me dyer të mbyllura në mbledhje, porosia e Flamur Nokës për të gjithë kryetarët e degëve është që të mobilizojnë mbështetësit e PD duke zbritur në terren, në takime të përditshme, kryesisht në Tiranë, e duke shmangur komunikimet telefonike.
Edhe kreu i Këshillit Kombëtar i PD, Edi Paloka pas mbylljes së mbledhjes u është drejtuar demokratëve me porosi të qarta.
Bëhet me dije se protesta do jetë ndryshe këtë herë dhe nuk do të ketë fjalime, por bllokim rrugësh.
“Ishte menduar që të dielën ne date 6 ta bllokoheshin akset në gjithë Shqipërinë. U vendos që data e nisjes se aksionit opozitar të jetë 7 Tetori në Tiranë, të hënën ora 18.00.
Do nisim te Kryeministria, pastaj do lëvizim në të gjithë Tiranën. Detajet do t’i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani. Fjalime nuk do të ketë”, ka thënë ai./ Pamfleti
Lini një Përgjigje