TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 17:11

Blerina Gjylameti prezantohet si drejtoreshë e AKU!

Shkruar nga Pamfleti
Blerina Gjylameti prezantohet si drejtoreshë e AKU!
Blerina Gjylameti

Ish-deputetja e PS, Blerina Gjylameti ka marrë zyrtarisht sot detyrën. Gjylameti u emërua ditën e djeshme në krye të këtij institucioni.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla ka prezantoi Gjylametin në një takim me ekipin drejtues të institucionit.

Gjatë prezantimit, Ministri Salla vuri theksin te rëndësia e drejtimit dhe menaxhimit efikas të institucionit, si dhe te roli kyç i sigurisë ushqimore në procesin e integrimit europian.

“Ndamë me ekipin drejtues rëndësinë e menaxhimit efikas të punës dhe vëmendjen e shtuar ndaj sigurisë ushqimore, e cila mbetet një prioritet kombëtar dhe një shtyllë thelbësore e procesit tonë të integrimit në Bashkimin Evropian,” u shpreh ministri.

Salla theksoi se AKU do të vijojë të forcojë rolin e tij institucional në funksion të qytetarëve dhe biznesit.

“AKU do të vijojë të forcojë besimin e publikut dhe rolin e tij kyç në garantimin e ushqimit të sigurt dhe cilësor, përmes kontrolleve të bazuara në risk dhe rritjes së profesionalizmit të inspektimeve, në shërbim të konsumatorëve dhe biznesit,” theksoi Salla.

blerina gjylameti aku

Lini një Përgjigje