TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 16:04

“Rama po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë me Sazanin”, Berisha nga Kuvendi: Ku e keni kryeministrin tani?

Shkruar nga Pamfleti
“Rama po kërkon t’i shpëtojë drejtësisë me
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha u shpreh në Kuvend se nuk mund të që krahasohet me kryeministrin Edi Rama teksa tha se “nuk ka gjë më të pakrahasueshme”.

Berisha tha se në kohën kur qeveriste, Fatos Nano po negocionte me Silvio Berlusconin për një projekt në ishullin e Sazanit, që ishte vazhduar edhe pas ardhjes së tij në pushtet, por ishte ndaluar për shkak të krizës së asokohshme financiare.

Sipas Berishës, ajo nuk ka lidhje me këtë që po bën Rama tani në ishull sepse po kërkon që t’i shpëtojë drejtësisë.

Më tutje, ai tha se nëse Rama do të jetë burrë duhet të rrijë në zyrë më 24 janar, në protestën e tyre kombëtare, për të parë përgjigjen e popullit.

“I nderuar koleg, nuk ka gjë më të pakrahasueshme dhe në një mënyrë apo një tjetër, mbështetje të padëshiruar ndaj Edi Ramës, duke patur parasysh pozicionin tuaj, se të krahasosh Edi Ramën me Sali Berishën. Merr vetëm faktin, ku e ke tani Edi Ramën, ku është në këtë moment? Po bën avokatin e Lubisë në gjykatë. Merr faktin, merr vetëm dosjen e AKSHI-t, ku me urdhër të Surrelit merren peng biznesmenë që guxojnë të marrin pjesë në garë.

Mos krahaso të pakrahasueshëm. Merr faktin që deklaron se, unë merrem vesh shumë mirë me Vuçiçin, por nuk merrem vesh dot me kryeministrin e Kosovës, për faktin e vetëm se ia nuk u bindet urdhërave të Vuçiçit. Si mund të bësh një krahasim të tillë, si mund të bësh në një kohë që po krahasoje, i gjithë krahu i tyre po të shihte me ilaritet, me ngazëllim, sepse e kuptonin se kjo ndihmonte Ramaduron e tyre. Se këta nuk është se nuk e ndjenjë barrën e tij, sepse kur shkojnë në shtëpi i presin dhe u thonë, çfarë bëtë ju për Lubi Ballukun, na e nxitë fytyrën.

Edhe këta kanë në dorë. Kanë dorë vetë, prandaj edhe e mbrojnë. Ai shpjegimi që u dhashë mediave, po unë nuk i mohoj veprimet e mia. Është e vërtetë paraardhësi im Fatos Nano e kishte ofruar ishullin e Sazanit dhe unë vazhdova po të njëjtën gjë. Dhe në fakt Silvio bëri një projekt të jashtëzakonshëm, të shkëlqyer, mirëpo erdhi kriza financiare e viteve 2008-2009 e bllokoi dhe unë nuk mund të mos them që ajo nuk ka ndodhur. Ka ndodhur, por ka ndodhur absolutisht jo për influenca politike, por ka ndodhur për të tërhequr biznesin ndërkombëtar. Por kjo nuk ka lidhje sepse e lehtëson Edi Ramën, lëreni se po bën gjithçka të shpëtojë, por në mënyrë absolute data 24, ju që jeni këtu shkoni e thoni, po je burrë qëndro në zyrë.”, tha Berisha.

sali berisha kuvend projekti per sazanin

Lini një Përgjigje