TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 13:55

Opozita bojkotoi Territorialen, Mazniku i PS: Kuvendi të heqë paritetin dhe bashkëdrejtimin e Komisionit

Shkruar nga Pamfleti
Opozita bojkotoi Territorialen, Mazniku i PS: Kuvendi të heqë
Arbjan Mazniku

Arbjan Mazniku, kreu socialist i Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoariale, i propozon Kuvendit që të ndryshojë vendimin mbi të cilin është ngritur komisioni, pasi opozita po e bojkoton atë. Më konkretisht, Mazniku propozon që Kuvendi të heqë paritetin dhe bashkëdrejtimin në Komision.

“Jemi përpara një sfide shumë të vështirë, të kushtëzuar nga një seri datash të caktuara. Zgjedhjet vendore do të bëhen në prill-maj të vitit që vjen dhe për këtë arsye është e rëndësishme që këtë reformë ta kalojmë përpara muajit korrik të këtij viti.

Ta amendojmë atë vendim, në mënyrë që t’i japim vetes mundësinë për të vijuar përpara dhe të kemi mundësi për kuorum, të arrijmë objektivat që na janë caktuar, që brenda korrikut të përmbyllim reformën”, tha Arbjan Mazniku.

Më herët, Kryeministri Edi Rama kishte paralajmëruar se opozita nuk do të pritej pafund në Kuvend për miratimin e reformave, përfshirë këtu Zgjedhoren dhe Territorialen.

Lini një Përgjigje