TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 13:26

"Ramaduro"/ Kryeministri i përgjigjet opozitës: Vazhdoni ju, unë e marr si “Rama duro, mos ik”!

Shkruar nga Pamfleti
"Ramaduro"/ Kryeministri i përgjigjet opozitës: Vazhdoni ju,
Rama

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur akuzave të opozitës, e cila e quan si “Ramaduro”. Kreu i qeverisë e kaloi me batuta, duke thënë se “unë i marr si Rama duro se me këta këtë pune ke”.

“Unë kam pasionin e atij që shef sesi të gjitha kurthet në pyll janë plot. Po për ato kurthe duhet durim, sa më shumë më thoni Ramaduro, aq më shumë unë e dëgjoj Rama duro se këtë punë ke me këta. Hiqeni Ramaduron se më shtoni durimin”, tha Rama në Kuvend.

Kryeministri iu drejtua opozitës duke thënë se ajo do të votonte pro ngritjes marrëveshjes për Bordin e Paqes.

“Në fillim thatë nuk ka ftesë, se unë jam mësuar me ju, ua jap pak nga pak. Doli ftesa, jo po këtë ftesën e ka gjithë bota. Tani thonë nuk je tek bordi, ok. Por u ngatërruat se nuk e dini si strukturoren grupet ndërkombëtare, kanë një organigramë që nuk e kuptoni. Do ngrini kartonin dhe do votoni Bordin e Paqes dhe mua si përfaqësues i Bordit të Paqes në Shtëpisë së Bardhë, sot do ngrini kartonin”, tha ai.

Gjatë fjalës së tij, Rama ironizoi thirrjet e opozitës për kallëzime në SPAK, duke e cilësuar këtë institucion si “stacionin e fundit të rrugës së shpresës” së tyre për të ardhur në pushtet.

“Çoje në SPAK, thoni ju. Tani që ushtria amerikane anuloi hyrjen me helikopter në Kryeministri, SPAK është stacioni i fundit i rrugës së shpresës suaj për pushtet. Ju fituat”, deklaroi ai.

Kryeministri reagoi edhe ndaj akuzave se po shfaq nervozizëm gjatë seancës parlamentare, i cili e mohoi dhe e përshkroi veten si të duruar dhe të përkushtuar.

“Unë nervoz? Unë kam pasionin e atij që sheh se si të gjitha kurthet në pyll janë hapur dhe janë plot. Për ato kurthe duhet durim”, tha Rama.

Lini një Përgjigje