Prej orës 10:00 në Gjykatën Kushtetuese po zhvillohet seanca e hapur për ccështjen “Balluku” ku palët e përfshira në procesin e nisur pas kërkesës së Kryeministrit Edi Rama po paraqesin argumentet e tyre.
Ilir Rusmali, këshilltari ligjor i Presidentit të Republikës, u shpreh se Kushtetuesja duhet të shqyrtojë ndarjen midis pushteteve dhe ndërhyrjet nga njëri te tjetri.
Ai tha se nëse vendimi i gjykatës detyron Kryeministrin të shkarkojë ministrin, Presidenti i Republikës duhet të formalizojë vullnetin.
“Mund të krijohen skenarë si një bashkëpunim i disa anëtarëve të qeverisë që mund të dyshohet një vepër penale.
Dhe një prokuror kërkon pezullim se ka rrezik ta përsëritin. Prandaj ne themi Këshillin e Ministrave si të plotë. Nuk mund ta vlerësojmë rastin nëse nuk e çojmë në rastin ekstrem. Prandaj ne ju ftojmë ta pleqëroni në këtë këndvështrim, si një instrument që mund të ushtrojë kontroll ndaj një pushteti tjetër”, tha Rusmali.
Lini një Përgjigje