TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 12:10

Donald Trump firmosi Bordin e Paqes, pse mungoi Edi Rama në ceremoni?

Shkruar nga Pamfleti

Ndërsa Kosova u përfaqësua në nivelin më të lartë shtetëror, Shqipëria mbeti jashtë kësaj ceremonie, një kontrast që nuk kalon pa u vënë re në Davos.

Donald Trump firmosi Bordin e Paqes, pse mungoi Edi Rama në ceremoni?
Trump nënshkruan krijmin e Bordit të Paqes, në Davos

Presidenti i SHBA Donald Trump ka firmosur marrëveshjen për krijimin e të ashtuquajturit Bord i Paqes, së bashku me krerët e shteteve që kanë pranuar ftesën e tij për të qenë pjesë e këtij organizmi ndërkombëtar. Ceremonia e nënshkrimit u zhvillua në kuadër të Forumi Ekonomik Botëror, ku Trump e paraqiti këtë strukturë si një instrument të ri për ndërmjetësim dhe ndikim global.

Në ceremoni ishte e pranishme presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila mori ftesë personale nga Trump që Kosova të jetë vend anëtar i këtij plani.

Donald Trump firmosi Bordin e Paqes, pse mungoi Edi Rama në ceremoni?
Donald Trump mban një statut themelues të nënshkruar në takimin e 'Bordit të Paqes' në Davos. Fotografia: Gian Ehrenzeller/EPA.

Përpara nënshkrimit, Trump dhe Osmani zhvilluan një bisedë kokë më kokë për disa minuta, e shoqëruar me shtrëngim duarsh, përpara se presidentja e Kosovës të hidhte firmën e saj, duke përfaqësuar zyrtarisht Prishtinën në këtë nismë.

Donald Trump firmosi Bordin e Paqes, pse mungoi Edi Rama në ceremoni?
Trump dhe Osmani

Në këtë tryezë, ku u mblodhën liderë të ftuar drejtpërdrejt nga presidenti amerikan, u vu re mungesa e kryeministrit shqiptar Edi Rama që më herët ka qenë entuziast për pjesëmarrjen e Shqipërisë në bord. Ndërsa Kosova u përfaqësua në nivelin më të lartë shtetëror, Shqipëria mbeti jashtë kësaj ceremonie, një kontrast që nuk kalon pa u vënë re në Davos. Më herët Rama ka marrë ftesë për t’u bashkuar në Bordin e Paqes, por veç kësaj është përmendur në disa nga mediat botërore për talljet e tij të mëparshme me gafat e Donald Trump.

Gjatë fjalimit të tij në Davos, Trump e cilësoi Bordin e Paqes si “një nga mekanizmat dhe instrumentet më të rëndësishme që janë krijuar ndonjëherë”, duke theksuar se “thuajse çdo vend dëshiron të jetë pjesë e këtij grupi”. Me stilin e tij karakteristik, ai nuk i kurseu batutat, duke deklaruar se liderët e këtij grupi i pëlqen pothuajse të gjithë, “përveç dy ose tre që nuk i duroj dot”. Trump shtoi gjithashtu se presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë se “nuk do ta kishte nisur kurrë luftën nëse unë do të isha president i SHBA”.

 

donald trump firmos bordin e paqes pse mungoi edi rama

Lini një Përgjigje