Ka nisur seanca plenare në Kuvend ku në rendin e ditës është votimi i projektligjit në lidhje me ftesën e presidentit të SHBA, Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.
Kreu i grupit parlamentar i PD, Gazment Bardhi ka deklaruar votën pro nismës me urgjencë të Ramës për të ratifikuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes.
“Jemi pro anëtarësimit të Shqipërisë në Bordin e Paqes dhe i kërkojmë presidentit që të japë miratimin që të hyjë në fuqi menjëherë.
Kjo marrëveshje që ne miratojmë pas 12 orëve, hyn në fuqi pas 35 ditëve. Na thoni, ku e ke i urgjencën? Ndërkohë që kemi shansin të respektojmë Kushtetutën. Gjatë kësaj jave i kërkojmë miratimin Preidentit që të na japë autorizimin që ligji të hyjë në fuqi dhe e bëjmë efektive benda një jave. Zbatoni Kushtetutën dhe e bëjmë efektive marrëveshjen brenda 7 ditëve. Pse duhet të shkelni rregulloren/ ne jemi kundër kërkesës për procedurë të përshpejtuar.”, tha ai.
Kuvendi i Shqipërisë pritet të votojë sot ratifikimin e marrëveshjes për pranimin e Republikës së Shqipërisë në Kartën e Bordit të Paqes, një organizëm i ri ndërkombëtar për ndërtimin dhe garantimin e paqes.
Gjatë fjalës së tij në seancë plenare, Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e cilësoi këtë vendim si një moment me rëndësi të veçantë politike dhe historike për vendin.
Sipas Ballës, Shqipëria është ftuar të marrë pjesë në këtë organizëm si Vend Anëtar Themelues, një ftesë që, sipas tij, përfaqëson një vlerësim të drejtpërdrejtë ndërkombëtar për rolin konstruktiv dhe të besueshëm të vendit në arenën ndërkombëtare.
“Shqipëria nuk ftohet si vëzhguese, por si bashkë-arkitekte në ndërtimin e një mekanizmi të ri ndërkombëtar për paqen,” u shpreh Balla, duke theksuar se ky zhvillim e vendos vendin nga periferia e diskutimeve globale në qendër të vendimmarrjes ndërkombëtare.
Ai bëri me dije se, sipas Kartës së Bordit të Paqes, pjesëmarrja e shteteve anëtare nuk cenon sovranitetin kombëtar, ndërsa angazhimi në misione dhe financimi janë vullnetare. Po ashtu, çdo shtet anëtar gëzon të drejtë të barabartë vote dhe rol aktiv në drejtimin strategjik të organizmit.
Ju te pamfletit nuk ju kuptoj se perse ne titull vendosni qe PD jep voten. gaz Bardhi ngriti problemin e shpejtesise se votimit me pretendimin se eshte urgjence.Ju keqinformoni publikun, kur nderkohe nuk eshte bere votimi.Si portal qe te jeni te besueshem dhe korrekt i vendosni ne rregull titujt dhe permbajuni me korrektesi diskutimeve ne parlament.Nuk jane titujt qe terheqin lexuesin, por eshte korrektesia ne raportimin e lajmit.