
Partia Mundësia po proteston para Gjykatës Kushtetuese, e cila shqyrton sot ankimimin e qeverisë ndaj vendimit të GJKKO-së për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra si ministre dhe zëvendës kryeministre, nën akuzë për abuzime me tenderët.
Kreu i 'Partia Mundësia' Agron Shehaj tha për mediat se Gjykata Kushtetuese duhet të mbajë anën e qytetarëve dhe se nuk mund të përdoret nga Edi Rama.
Shehaj dorëzoi në Kushtetuese 20 mijë firma qytetarësh në mbështetje të luftës kundër korrupsionit dhe fundit të pandëshkueshmërisë.
“Populli shqiptar është me drejtësinë kundër korrupsionit, që mos të dëgjojnë vetëm lobimet e politikanëve të korruptuar. Si Veliaj që thoshte gjyqtarët në Shqipëri arrestohen pa akuza. GJK u përdor një herë nga Rama në rastin e Veliajt në një vendim skandaloz. Qëllimi i dorëzimit të 20 mijë firmave është që të tregojmë se populli shqiptar është pro drejtësisë dhe ngrenë zërin për të treguar një Shqipëri ku pa ndëshkueshmëria merr fund. Do të mbledhim 100 mijë firma, nuk kanë vlerë juridike por simbolike që të tregojmë se populli shqiptar është me drejtësinë dhe kundër korrupsionit, ky është mesazhi që duam të përcjellim”, tha ai për mediat.
Lini një Përgjigje