TAGS-AT E JAVËS

Politike21 Janar 2026, 22:20

Çfarë qëndrimi do të mbajë PD për ftesën e Trump? Demokratët mblidhen nesër në 09:00

Shkruar nga Pamfleti

Çfarë qëndrimi do të mbajë PD për ftesën e

Pas njoftimit nga Kuvendi për seancë plenare ditën e nesërme në ora 10:00, grupi parlamentar i PD ka njoftuar se nesër në orën 09:00, do të zhvillojë mbledhje në seli.

Sipas njoftimit të PD, edhe pse nuk janë dakord me rendin e ditës, ku do të votohet me nxitim projektvendimi i miratuar sot nga qeveria për pjesëmarrjen e Shqipërisë në Bordin e Paqes, ata kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në seancën plenare ditën e nesërme.

Deputetët demokratë do të votojnë pro bërjes pjesë të Shqipërisë në Bordin e Paqes, me ftesë nga Presidenti i SHBA Donald Trump. Grupi i PD thekson se kjo është një mbështetje ndaj përpjekjeve të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale.

“Pavarësisht shkeljes së të gjitha rregullave procedurale kushtetuese dhe të Rregullores së Kuvendin, si një provokim të ulët ndaj opozitës dhe qytetarëve shqiptar, nga njeriu që ngërçin e tij me SHBA dëshiron t’ia imponojë Shqipërisë apo të mashtrojë shqiptarët sikur kjo nuk ekziston, ne DO TË MARRIM PJESË nesër në seancë, si mbështetje ndaj përpjekjeve/angazhimit të Presidentit të SHBA për paqen dhe sigurinë globale”, thuhet në njoftimin e PD-së.

Kujtojmë se, më herët Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike kërkoi shtyrje të seancës, teksa shtoi se PD nuk ka marrë asnjë lajmërim për zhvillimin e një seance plenare ditën e nesërme, lidhur me ratifikimin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Lini një Përgjigje