
Partia Demokratike ka folur lidhur me protestën e 24 janarit, teksa u shpreh se beteja për të rrëzuar qeverinë e korruptuar të Edi Ramës ka nisur. Ai thekson se ditën e shtunë opozita do të jetë në sheshin para Kryeministrisë, duke mos e lëshuar deri në realizimin e qëllimit.
Gjatë fjalës së tij para mbështetësve në Foltoren e radhës sot në Tiranë, Berisha theksoi guximin, energjinë dhe sakrificën e tyre.
“Jemi në kilometrin e fundit. Ne jemi në fund të misionit tonë. Edhe kur u përdor dhuna kundër PD-së, ajo nuk përdori dhunë. Ne kemi fituar çdo betejë pa dhunë, me kryengritje paqësore. Këtë herë kërkohet të mos lëshojmë sheshin deri në realizimin e qëllimit tonë”, tha ai mes të tjerash.
Lideri i opozitës iu bëri thirrje qytetarëve të dalin në shesh më 24 janar, pasi demokratët janë më të motivuar përballë pushtetit të përfshirë në skandale korrupsioni dhe lidhje kriminale.
Berisha tha gjithashtu se tashmë Rama nuk ka më forcë që e mban në pushtet, pasi gjendet përballë energjisë së demokratëve dhe qytetarëve shqiptarë.
“Vetëm njerëzit të cilët i besojnë të vërtetës e kanë të qartë të vërtetën, janë të vendosur të sakrifikojnë për të, të fitojnë, nuk humbasin kurrë. Të vërtetën edhe ne e kemi para, ta mbrojmë atë dhe jemi më të motivuar ta mbrojmë. Ndaj më 24 janar në Tiranë betejën tonë nuk do e ndërpresim më dhe Edi Ramën nuk ka më forcë që ta mbajë në pushtet para guximit tuaj dhe energjisë tuaj. Rrofshi ju, rroftë Tirana, rroftë Shqipëria”, u shpreh ai.
Lini një Përgjigje