Partia Demokratike ka vijuar turin e Foltores me Degën 2, në Tiranë. Kreu i PD Sali Berisha, tha se opozita u krijua në terrenin më armiqësor dhe se ia arriti që të mbrojë dhe të krijojë një demokraci. Berisha tha gjithashtu se kartelet e drogës kanë mision farsën zgjedhore.
“Në 35 vite kur vështrojmë pas, ne vijmë këtu si njerëz të idealeve. Si njerëz që sakrifikuan për idealet më fisnike, për lirinë e individit, për votën e lirë, për familjen. Pra ne jemi njerëz që jemi udhëhequr dhe kemi mbrojtur të vërtetat më të mëdha të një shoqërie. Ne u krijuam në një terren më armiqësor. Një terren që opozita ishte një mallkim, por ne ia dolëm që në vendin e diktaturës më ekstreme të ndërtojmë rendin demokratik, ekonominë e tregut. Që në themelim morëm përsipër misione të mëdha. Ka qenë misioni ynë për lirinë që ne të realizojmë ato që bëmë”, u shpreh ai.
Kreu i PD theksoi se “partia e krimit” bëri gjithçka për të rrëzuar opozitën, por sipas tij nuk ia dolën.
Lini një Përgjigje