Lea Ypi kundër Bordit të Paqes: Shtetet e vogla do të mbeten në mëshirën e historisë
Akademikja me profil ndërkombëtar, Lea Ypi, ka dalë hapur kundër vendimit të qeverisë shqiptare për t’iu bashkuar “Bordit të Paqes” të propozuar nga Presidenti amerikan Donald Trump, një iniciativë që synon të krijojë një strukturë të re ndërkombëtare për zgjidhjen e konfliktit në Gaza dhe më gjerë.
Përmes një reagimi të qartë në rrjetet sociale, Ypi ka shprehur shqetësimin e saj për këtë vendim, duke e cilësuar atë si një nga më të rrezikshmit e viteve të fundit. “Vendimi për t’u bashkuar me Bordin e Luftës – pardon, Bordin e Paqes – është një nga më të rëndësishmit dhe më të rrezikshmit e viteve të fundit, siç do të bëhet e qartë së shpejti. Por ndoshta atëherë do të jetë tepër vonë. Sërish, shtetet e vogla do të mbeten në mëshirën e historisë. Shpresoj që qytetarët të kenë guximin të refuzojnë atë që liderët e tyre nuk kanë forcën ta kundërshtojnë”, shkruan ajo.
Ky reagim vjen në një moment kur qeveria shqiptare, me vendim të Këshillit të Ministrave, ka miratuar zyrtarisht pjesëmarrjen në këtë bord, një vendim që pritet të kalojë nesër për miratim në Kuvend. Kryeministri Edi Rama ka pranuar publikisht ftesën e Presidentit Trump, ndërsa vetë nisma është prezantuar si pjesë e fazës së dytë të një plani me 20 pika për zgjidhjen e krizës në Lindjen e Mesme.
Deklarata e Ypit merr rëndësi të veçantë pasi ajo është parë shpesh si një figurë e afërt me të majtën shqiptare dhe është promovuar në mënyrë të vazhdueshme nga vetë Rama si një zë intelektual i së majtës moderne. Në disa dalje publike, emri i saj është përmendur edhe si një nga profilët që mund të luajë rol politik në të ardhmen brenda Partisë Socialiste.
Nga ana tjetër, një sërë vendesh të rëndësishme europiane kanë refuzuar zyrtarisht të marrin pjesë në këtë bord. Italia, Franca, Norvegjia, Holanda dhe Greqia kanë argumentuar se një strukturë e tillë, e drejtuar nga një vend i vetëm dhe jashtë mekanizmave të Kombeve të Bashkuara, bie ndesh me parimet kushtetuese dhe të së drejtës ndërkombëtare. Ndërsa vende të tjera si Gjermania, Mbretëria e Bashkuar, Kanadaja dhe Ukraina janë ende në fazën e shqyrtimit të ftesës. /Pamfleti
kjo Ypi nuk ma mbush mendjen por qe palloshi dhe shpura e tij po bejne budallelleqe per te ruajtur poltronin, xne kurriz te njerezve eshte qelbesirllik
Nuk kuptoj çpret populli i varfrur per ibret qe ta kap per zhelesh dhe ta qeroj nga qeverisja kete palo kryeministrin Edvin Kristo Rama, me i keqi ne historine e qeverive shqiptare??????!!!!!! Çduhet te bej me shume ky antinjeri i pabese qe premtoi rilindje, mori votebesimin e pare ne zhjedhjet e 2013 dhe pastaj iu tur Shqiperisr dhe votuesve shqiptar si Skenderbeu turqve. Ketij te pafytyri me vese te renda nuk i duhet besuar asnji diye me shume. Duhet rrzum nga qeverisja sa nuk na ka çu ne fund, ne xero. Çohi o te mjere, mbroni koken tuj