Trump-i i dërgon dy “dhurata” brenda javës Ramës...
Kryeministri Edi Rama ka lënë Davosin dhe ka shkuar me urgjencë në Vlorë, ku pritet të zhvillojë një takim privat me Ivanka Trump, vajzën e presidentit amerikan Donald Trump.
Pas ftesës për Bordin e Paqes, sot Ramës i erdhi një tjetër “dhuratë”. Ivanka Trump u pa në rrugët e Vlorës dhe ajo ka mbërritur me një grup arkitektësh për të diskutuar mbi Sazanin.
Rama nuk kishte si ta linte pa shfrytëzuar këtë rast dhe, sipas informacioneve, ai është larguar nga Davosi dhe ka mbërritur në Vlorë për t’u takuar me vajzën e presidentit amerikan dhe burrin e saj Jared Kushner.
Mësohet se kryeministri Edi Rama dhe Ivanka Trump do të zhvillojnë një darkë pune, së bashku me grupin e punës të cilët janë mbi 50 arkitektë nga e gjithë bota
Vizita e Ivankës dhe kthimi urgjent i Ramës vijnë në një moment kyç: negociatat për ishullin e Sazanit kishin mbetur pezull. Projektet për ta kthyer zonën në resort elitar janë diskutuar prej muajsh në prapaskenë, por pa marrë aprovimin politik përfundimtar. Me Ivankën në Vlorë dhe Ramën që lë një forum ndërkombëtar për ta takuar, duket se projekti është kthyer fuqishëm në lojë.
Deri më tani, raportet e Ramës me administratën amerikane ishin në pikën më të dobët. Kryeministri nuk pati asnjë takim në Uashington dhe madje disa zyrtarë të lartë, gjatë vizitave në Tiranë, e kanë shmangur.
Madje edhe mesazhet që vinin nga ambasada ishin goditëse. Por Ramës duket se i ka ardhur “lepuri në derë”. Kreu i qeverisë pranoi menjëherë ftesën për Bordin e Paqes dhe tani është gati të firmosë dhe “shitjen” e Sazanit, vetëm e vetëm që ta ketë mirë me SHBA, në një kohë kur SPAK i ka shkuar te dera. /Pamfleti
Amund te hetohete zazani nga prokurori
Nese ka ikur nga davosi ka ikur ae nuk e takon njeri.
E Çuditshme keta nuk lane pa shkaterruar mure e rrjeta rrethimi sa arrriten deri aty sa qe do kete edhe kallezime ne prokurori per zaptim prone publike ndersa Sot falin nje Ishull qe kushton miliona euro pa paguar asnje cent me e renda eshte se edhe opozita nuk nuk u ndje fare sikur te ishte nje gje normale . Nje pyetje kisha te nderuar politikane mos ja u kane lene prinderit trashegimi kete prone dhe mund te te beni çfare te doni ?? Ne asnje vend te botes nuk te lejon njeri te prekesh pronen publike shkofshi ne ferr plera . Po ku jane gjykata drejtesia ? Apo ketu as ka dhe as ka per te pasur ndonjere drejtesi.
Trumpi luan gjithmone me bllofin, ose terhiqet ose all in. Rama e di kete terhiqet ose edhe ai all in per ta lene te fitoje Trumpin si ne kete rast. Ca do ti?, ti jap te gjitha dhe vazhdojme dhe luajme bashke ne te njejten tavoline,sipas Rames. Mentalitet ballkanik. Po harron se keta po marrin pronen e Shqiptareve jo te Rames qe duhet te ishte garantuesi dhe mbrojtesi i interesave kombetare. Ai tjetri jep det ku jep tok dhe cfare toke se !!! Ai e di se edhe SPAKU ska ca ben perballe padronit te korruptuar TRUMP, qe ka ne dore jeten apo vdekjen institucionale te tyre.