Rama nga Davosi shkon në Vlorë për të takuar vajzën e presidentit Trump...
Kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Vlorë dhe është takuar me Ivanka Trump dhe ekipin që e shoqëronte. Ata janë filmuar në një prej restoranteve të Vlorës, duke darkuar sëbashku.
Vajza e presidentit amerikan ndodhet në Shqipëri së bashku me një grup arkitektësh dhe përfaqësues investitorësh, të cilët po shqyrtojnë mundësitë për zhvillim strategjik në zonën e Vlorës, me theks të veçantë te ishulli i Sazanit.
Takimi ndodh vetëm pak ditë pasi Rama mori një ftesë zyrtare nga Donald Trump për të qenë pjesë e “Bordit të Paqes” për Gazën, një sinjal politik që ka ndezur diskutime për afrimin e papritur të qeverisë shqiptare me rrethin Trump.
Faktin që Rama la samitin e Davosit për të shkuar në Vlorë e konfirmon edhe urgjenca e masave të sigurisë në qytet. Vizita e Ivankës dhe kthimi urgjent i Ramës vijnë në një moment kyç: negociatat për ishullin e Sazanit kishin mbetur pezull. Projektet për ta kthyer zonën në resort elitar janë diskutuar prej muajsh në prapaskenë, por pa marrë aprovimin politik përfundimtar. Me Ivankën në Vlorë dhe Ramën që lë një forum ndërkombëtar për ta takuar, duket se projekti është kthyer fuqishëm në lojë.

Ivanka Trump, vajza e presidentit amerikan Donald Trump, mbërriti në Vlorë paraditen e kësaj të mërkure, e shoqëruar me afro 50 arkitektë.

E kaloj dhe kete dallge i gjati. I ka vene gjithe shqiperine (prone e Kristaqit) ne dore te familjes Trump. Shqiptaret flejne.
Shqipk...et jane Edi me vete te gjithe, gati per te plackitur e zullumqosur ca tu dale para... Edi nga ky popull ka dale.
Ndergjegjesoni popullin e shpetoni Shqiperine se do t’ju dénoue Historia !!
A po ky ja ka gjetur mendjen ketij populli! Mire ben, uje te zi ti nxjere kur gjen!