TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 10:25

“Ftesa e Trump nuk është formale”, Balla prezanton 'Bordin e Paqes' në Kuvend: Moment historik!

Shkruar nga Pamfleti
“Ftesa e Trump nuk është formale”, Balla prezanton
Taulant Balla

Ka nisur seanca plenare në Kuvend ku në rendin e ditës është votimi i projektligjit lidhur me ftesën e presidentit të SHBA Donald Trump, që Shqipëria të jetë pjesë e Bordit të Paqes.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla, teksa prezantoi “Bordin e Paqes” në Kuvend, e cilësoi këtë si një moment të pa precedentë në konotacionin pozitiv. Ai theksoi se ky moment historik vlerëson rolin e Shqipërisë në vendosjen e paqes kudo ku ka konflikte.

Gjithashtu, Balla i bëri thirrje deputetëve të kalojnë marrëveshjen në votim me procedurë të përshpejtuar.

“Sot, Kuvendi i Shqipërisë thirret për të marrë një vendim me një peshë tepër të veçantë politike dhe historike që shkon përtej rendit të ditës dhe lidhet me rolin e ri të Shqipërisë sonë në arenën ndërkombëtare. Projektligji që kemi sot në shqyrtim dhe më pas në votim ka të bëjë me ratifikimin e kartës së Bordit të Paqes organizim i ri ndërkombëtar ideuar nga presidentit i SHBA Donald Trump, ku RSH dhe kryeministri i saj Edi Rama janë ftuar të jenë anëtarët themelues. Rol konstruktiv të Shqipërisë sonë të përbashkët dhe shënon një moment të paprecedent pozitiv ku vendi shihet si aktor ku kontribuon për zgjidhje globale për paqen. Kjo ftesë, nuk është diçka e zakonshme. Nuk është formale.

Presidenti i SHBA, Trump e cilëson këtë nismë si një përpjekje historike dhe madhore nevojë e re për ndërtimin e paqes drejt rezultateve konkrete për të sjellë paqe. Larg modele burokratike që kanë dështuar. Prandaj kolegë Bordi i Paqes sipas kartës që do shqyrtojmë sot në Komisionin e Evropës  është organizmi i duhur ndërkombëtar që synon stabilitetin që na duhet për vendosjen e paqes që paqja kudo në botë të jetë e qëndrueshme si e nënvizon presidentin amerikan gjithmonë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, tha Balla.

Lini një Përgjigje