Që prej ditës së djeshme, Ivanka Trump, vajza e presidentit të SHBA ndodhet në Shqipëri.
Sipas burimeve, Ivanka Trump është drejtuar ditën e sotme drejt zonës së Zvërnecit, një nga pikat me interes të veçantë natyror dhe turistik në jug të vendit.
Vizita e saj po zhvillohet nën masa të rrepta sigurie, ndërsa mbetet ende e paqartë nëse do të ketë ndalesa të tjera apo takime gjatë ditës.
Mbrëmjen e djeshme, vajza e Donald Trump dhe kryeministri Edi Rama konsuman një kafe në zonën e Ujit të Ftohtë dhe më pas kanë darkuar në një restorant në Orikum.
Midis tyre kanë qenë dhe 60 arkitektë që kanë qëndruar dhe diskutuar deri në orën 23:00 të mbrëmjes.
Lini një Përgjigje