Në seancën e sotme në Kuvend, kreu i PD Sali Berisha, zaptoi Foltoren duke penguar punën e Kuvendit.
Pas këtij veprimi kreu i Kuvendit, Niko Peleshi i bëri thirrje të mos pengojë punën dhe vijimin e seancës, ndërsa Berisha nuk ka ndryshuar qëndrim duke vijuar të flasë nga Foltorja edhe pa mikrofon.
“Zoti Berisha nëse nuk lironi Foltoren do kalojmë në masën e tretë sipas rregullores, është heqja e fjalës në ditën e sotme. Do humbisni shansin historik të flisni ditën e sotme”, tha Peleshi.
Pas këtij paralajmërimi Berisha është larguar duke i lënë kohën ministres se Jashtme, Elisa Spiropali të mbajë fjalën e saj në Kuvend.
Berisha nisi fjalën e tij në seancën e sotme në Parlament duke vlerësuar anëtarësimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes, por më pas ai iu drejtua kryeministrit Rama, duke e cilësuar si “palloshi i Belindës’.
“Të dashur qytetarë dhe qytetare! Kjo seancë sot, në vend se të dëshmojë atë që duhet të dëshmojë, qëndrimin tonë luajal në çështjet e sigurisë ndaj SHBA, vlerësimin tonë maksimal për njërën nga paqet më të vështira në historinë e paqes, siç ishte ta quajmë armëpushimi, ndërprerja e luftimeve në Gaza, figurat butaforike, Palloshi i Belindës, i jep kësaj seance nuanca… të lutem, nxirre jashtë Belindën se ajo i ka thënë Pallosh, nuk i kam thënë unë Pallosh. Pyetja ime është çfarë do të thuash kur Belinda ta marrë Palloshin me vete?”, tha ai.
Lini një Përgjigje