Kreu i grupit parlamentar i PD-së, Gazmend Bardhi nga foltorja e Kuvendit reagoi pas fjalimit të Ramës në seancë plenare, ndërsa shtoi se ky i fundit foli plot urrejtje.
Bardhi tha se Rama duhet të sqaronte se pse nuk ishte i pranishëm në Davos sot, ku u nënshkrua dhe Plani i Paqes.
Sipas Bardhit, Rama u përpoq të shiste si sukses faktin që nuk ndodhej në Davos, një nga forumet më të rëndësishme botërore ekonomike dhe politike. Ai ngriti pyetjen pse Shqipëria nuk u përfaqësua në këtë aktivitet, teksa theksoi se nga i gjithë rajoni i Ballkanit, e vetmja lidere e pranishme ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Bardhi shtoi se Rama kishte mundësi reale të ishte i pranishëm, pasi disponon avion privat dhe kishte zhvilluar një takim privat për investime një ditë më parë.
Kreu i grupit parlamentar të PD, përmendi komunikimet e Ramës me Taulant Ballën dhe Elisa Spiropalin, duke thënë se kryeministri kërkoi që emri i tij të përfshihej në ligj, çka sipas Bardhit tregon frikë dhe jo legjitimitet.
“Shqipëria përfaqësohet ose nga presidenti, ose nga kryeministri. Çfarë halli ke që do të shkruhet emri yt në ligj”, u shpreh Bardhi, duke e cilësuar Ramën si të vetmin kryeministër që, sipas tij, ka pritur në zyrë përfaqësues të karteleve të drogës.
“Bëri mirë që iku, e kishte mbushur fjalimin me urrejtje. Se kuptova arsyen pse.. Vijoi propagandën se i ishte bërë një ndër i madh për të qenë në Jerusalemin, por për shkak të angazhimeve nuk e kemi të mundur që të shkojmë. Por është turp i madh që të shesësh izolimin ndërkombëtar si nder. Pse sot nuk është në Davos dhe pse Shqipëria nuk pranohet në këtë aktivitet nga më të rëndësishmit botëror. Ortaku i Agasi, avokati i Ballukut, i krimit të organizuar, bërë sikur nuk e dëgjoi pyetjen dhe dha përgjigje aspak serioze se një kryeministër. Takimin privat për investime e ke pasur dje. Disponon një avion privat dhe mund të ishe nisur për të arritur takimin në Davos. Për fat të keq nga rajoni i Ballkanit, i vetmi lider që ishte i pranishëm, ishte presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani. Në vend që të fshiheshe, do të duhej të sqarohesh se pse nuk je për atë që të autorizoi Bajram Begaj. Po tenton të zgjedhësh veten. Po të të kishin zgjedhur, s’kishe nevojë që t’i thojë Taulantit që ta shënoje mërin në ligj. Ça nevoje kishe që t’i kërkoje me lutje Elisës, që kur të propozonte pr.ligin, ta shënonte emrin atje. Shqipëria është ftuar dhe ajo përfaqësohet ose nga presidenti, ose nga kryeministri. Ça hall ke që do që ta shkruajmë emrin në ligj? Pse e lidh këtë bord me emrin tënd të nxirë, si i vetmi kryeministër që ka pritur në zyrë kartele të drogës.”, tha Bardhi.
Lini një Përgjigje