TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 15:41

110 vota pro, miratohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes; Rama nuk merr pjesë në votim

Shkruar nga Pamfleti

110 vota pro, miratohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes;

Shqipëria i përgjigjet pozitivisht ftesës së Trump, Kuvendi miraton draftin për Bordin e Paqes

Me 110 vota pro, Kuvendi ka miratuar ligjin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes. Pas disa orësh debate dhe diskutime, në fund demokratët dhe socialistët bashkuan votat për të qenë pjesë e nismës së presidentit amerikan Donald Trump. 

Ajo që ra në sy është se kryeministri Edi Rama mungoi në votim. Edhe pse u mburr shumë me ftesën e Trump, Rama nuk ishte në momentin final. Mungesa e tij vjen pas mungesës në Davos, aty ku dhe u firmos themelimi i Bordit të Paqes.

110 vota pro, miratohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes;
Deputetët që votuan

Sipas relacionit të ligjit, bëhet fjalë për një angazhim me rëndësi të madhe politike dhe diplomatike, pasi Shqipëria është ftuar të marrë pjesë si vend themelues në një strukturë të re ndërkombëtare, që sipas relacionit shoqërues të ligjit, synon të funksionojë si një “OKB e dytë” për paqen dhe sigurinë globale.

Projektligji synon ratifikimin e marrëveshjes së pranimit të Republikës së Shqipërisë, përfaqësuar nga Kryeministri Edi Rama, në Kartën e Bordit të Paqes. Këshilli i Ministrave me vendimin nr.45 , datë 21.1.2026, ka miratuar, në parim, marrëveshjen. Marrëveshja synon krijimin e Bordit të Paqes si një organizatë ndërkombëtare, me personalitet ligjor ndërkombëtar, me qëllim promovimin e stabilitetit, rivendosjen e një qeverisjeje të besueshme e të ligjshme, si dhe sigurimin e paqes së qëndrueshme në zonat e prekura ose të kërcënuara nga konflikti. Bordi i Paqes do të ndërmarrë funksione të tilla të ndërtimit të paqes në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe në përputhje me këtë Kartë, duke përfshirë zhvillimin dhe përhapjen e praktikave më të mira të mundshme për t’u zbatuar nga të gjitha shtetet dhe komunitetet që kërkojnë paqe”, thuhet në relacionin zyrtar.

110 vota pro, miratohet aderimi i Shqipërisë në Bordin e Paqes;

Rama e justifikon pranimin e kësaj ftese, me argumentin se Shqipëria do të ketë status të barabartë me shtetet e tjera themeluese, duke ndikuar në formësimin e arkitekturës dhe politikave të këtij mekanizmi të ri ndërkombëtar.

Pjesëmarrja e Republikës së Shqipërisë në Bordin e Paqes përbën një zhvillim me rëndësi të veçantë për politikën e jashtme dhe diplomacinë e vendit. Ky angazhim është një njohje e drejtpërdrejtë ndërkombëtare për rolin konstruktiv, të besueshëm dhe të përgjegjshëm që Shqipëria ka ndërtuar ndër vite në fushën e paqes, sigurisë dhe stabilitetit global. Statusi i anëtarit themelues i jep Shqipërisë një rol aktiv dhe të barabartë në formësimin e vizionit, parimeve dhe arkitekturës vendimmarrëse të këtij mekanizmi ndërkombëtar. Ky status rrit ndjeshëm profilin dhe vizibilitetin e vendit në skenën globale, duke e pozicionuar si faktor stabiliteti dhe aktor paqeje në një proces që synon t’i japë fund një konflikti shumëdekadash në Lindjen e Mesme”, thuhet në relacion.

Donald Trump e prezantoi 'Bordin e Paqes' sot në Forumin e Davos, ku disa liderë votuan themelimin e tij. Midis tyre ishin liderët e Azerbajxhanit, Argjentinës, Kazakistanit, Indonezisë, Kosovës, Hungarisë, etj. Ndërkohë munguan liderët e BE. Po ashtu nuk ishte i pranishëm kryeminsitri Rama, i cili u justifikua se i mori leje Trump-it për të pritur Ivankën në Vlorë. /Pamfleti

2 Komente

  1. P
    Populli

    Berisha si gjithnje hajdut dhe bythlepires i Sorrosit

    1. K
      Kryeministri Blendi Gonxhja

      Ivanka, njelloj si Shkerdheni, Kargita, Ajola Xoxa etj hajdute familjare. Rezistenca ndaj Adolf Trumpit eshte nder dhe vetem te korruptuarit bejne perjashtim!

      Lini një Përgjigje