Monika Kryemadhi është paraqitur ditën e sotme në ambientet e GJKKO në zbatim të zbatim të masës së sigurisë "detyrim paraqitje".
Kryemadhi nuk i ka kursyer batutat me gazetarët, teksa u tha: “U puth Ina me Kejsin, kur thashë unë dashuri me regji nuk më besuat. Si këtu, drejtësi me regji”.
Vitin e kaluar Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar mbylli hetimet dhe dërgoi për gjykim ish-Presidentin Ilir Meta, ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, nënën e kësaj të fundit Fatime Kryemadhi, Pirro Xhixhon dhe Ema Çokun, në kuadër të hetimit për korrupsion, pastrim parash dhe fshehje pasurie për aferën CEZ-DIA dhe lobimin në SHBA.
Hetimi i SPAK nisi në vitin 2019 dhe u zgjerua në vitet pasardhëse në bazë të kallëzimeve të ndryshme, të cilat u bashkuan në një të vetëm në vitin 2024.
Te gjithe ne burg konfiskim pasurinë e vjellin hajnave