TAGS-AT E JAVËS

Politike22 Janar 2026, 17:11

Rama braktisi votimin për Bordin e Paqes, Bardhi: I duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar

Shkruar nga Pamfleti
Rama braktisi votimin për Bordin e Paqes, Bardhi: I duhej vetëm skena
Momente nga seanca plenare sot

Në një reagim të ashpër publik, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka denoncuar mungesën e kryeministrit Edi Rama në votimin për aderimin e Shqipërisë në Bordin e Paqes për Gazën.

Bardhi deklaron se Rama braktisi sallën e Parlamentit pa asnjë arsye shtetërore, duke shmangur një votim të rëndësishëm, që sipas tij, do të tregonte vullnetin e vërtetë politik të qeverisë.

Vullneti politik nuk matet me fjalime patetike, por me votë”, deklaroi Bardhi, duke ironizuar fjalimet e Ramës në Kuvend, të cilat i quajti spektakël propagandistik. Ai shtoi se kryeministri e përdori marrëveshjen si skenë për të ushqyer urrejtje ndaj opozitës dhe për të sulmuar drejtësinë, në veçanti SPAK-un.

Në një ton të drejtpërdrejtë, Bardhi e akuzoi Ramën se nuk ka asnjë lidhje reale me frymën e marrëveshjes dhe se nuk përfaqëson një qasje të sinqertë ndaj iniciativave të presidentit amerikan Donald Trump. “Kush beson te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri,” tha ai.

Reagimi i Bardhit

Kush beson vërtet te një marrëveshje dhe te arkitekti i saj, Presidenti Trump, nuk braktis votimin. Edi Rama e bëri. Ai nuk e votoi marrëveshjen!

Iku nga seanca pa asnjë arsye shtetërore. Sepse Edi Rama jo vetëm që nuk e sheh dot me sy Donald Trump, por i duhej vetëm skena politike për të mbuluar dështimin e tij spektakolar me mungesën në Davos.

Rama e përdori marrëveshjen e Bordit të Paqes si skenë të urrejtjes politike kundër opozitës dhe si moment për të goditur SPAK-un. U rreshtua si avokat i Erion Veliajt, Belinda Ballukut dhe Ergys Agasit, por jo si një shtetar i përgjegjshëm.

Ne ia dogjëm skemën perverse antiopozitë Edi Ramës. Ne e votuam me besim marrëveshjen dhe partneritetin me Presidentin e SHBA-së. Ai u zhduk nga Parlamenti pa votuar.

Vullneti i vërtetë politik matet me votë, jo me fjalime patetike!

Lini një Përgjigje