TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 19:10

“Berishës i frynë në vesh, ka mbaru punë ai”/ “Shpërthen” Dash Sula: Noka dhe Vokshi janë lecka të shtrydhura

Shkruar nga Pamfleti

“Berishës i frynë në vesh, ka mbaru punë ai”/

Dash Sula ka “shpërthyer” në ofendime, teksa ka shënjestruar Flamur Nokën dhe Albana Vokshin.  I ftuar në Top Channel ai nuk ka kursyer sulmet.

Dash Dula: Më thanë që tri nuk vlen, Berisha Noka dhe Albana Vokshi. Berisha shkretë ka mbaru punë. I frynë në vesh. I di mirë këto. I di mirë.

Andi Mustafaj: Të lutem shumë të jemi seriozë, koha është serioze.

Andi Mustafaj: Mund të ishte larguar dhe të vazhdonte.

Dash Sula: A mbahet gruaja ose burri me zor.

Andi Mustafaj: Ti i përket njerëzve, unë vishesha me kostum se respektoj njerëzit që më mbështesin. Nëse dikush sillet keq me mua, a do t’i braktis unë ata, jo do të vazhdoj betejën.

Dash Dula: Vazhdo… sa të kesh Flamur Nokën dhe Albana Vokshin në krye do t’ia shohësh hairin politikës. Janë lecka të shtrydhura, janë rraqe. Shqiptarët se kanë me PD-në e kanë me individët që drejtojnë PD-në.

Lini një Përgjigje