TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 18:28

“Projeksioni i mandateve do ndryshojë”, Jorida Tabaku: Do t’i shkojmë procesit deri në fund

Shkruar nga Pamfleti

“Projeksioni i mandateve do ndryshojë”, Jorida Tabaku: Do

Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku nga qendra e numërimit në degën nr. 5 të Tiranës në “Vasil Shanto”, deklaroi se do të presë deri sa të numërohet kuti e fundit.

Ajo deklaroi se nuk ka një numër të saktë se sa do të marrë PD-ja në Tiranë por shtoi se bëhet fjalë për diku te 14 mandate. Më tej theksoi se këto zgjedhje nuk ishin gjë tjetër veçse një mundësi e humbur për në integrimin europian.

“Pres që të paktën ato vota që janë për PD dhe për mua t’i shkojë deri në fund procesit, doja të falënderoj këta që po numërojnë, po kujdeset që çdo votë demokrati të numërohet. Jemi në degën nr. 5 të Tiranës në “Vasil Shanto”. Nuk e di çfarë kanë kutitë, duke i numëruar që ka vota për mua dhe të tjerët por e sigurt është që do t’i shkojmë procesit deri në fund. Do të vazhdojë numërimi…

Nuk di të them, mendoj se është tek 14 numri i mandateve, jam e sigurt që duke u numëruar kutitë projeksioni do të ndryshoje, nuk dua të bëj parashikime. Këtu janë njerëz që po përkushtohen në mënyrë të jashtëzakonshme.

Ne jemi akoma në proces numërimi, në proces të çdo kutie për të përfunduar. Do ta shohim trendin e kandidatëve nesër në mëngjes. Janë vetëm degët elektronike të Vorës dhe njësisë 10 që kanë përfunduar. Këto zgjedhje janë një mundësi e humbur në integrimin europian“, tha Jorida Tabaku.

Lini një Përgjigje