
Ja rezultatet e listës së hapur...
Procesi i numërimit të votave vijon më ritëm të shpejtë, teksa vëmendja është përqendruar te lista e hapur. Pak më parë “Pamfleti” publikoi situatën në Tiranë, ku 7 emra në listë të hapur të PS do marrin mandat dhe 2 nga PD. Te kjo e fundit në garë janë Tabaku dhe Alimehmeti.
Por duket se nuk është vetëm Tirana, pasi kanë dalë dhe në qarqe të tjera disa emra, që të paktën deri tani kanë siguruar mandat deputeti. Por duhet thënë se është ende shumë herët, pasi ka ende shumë vota të numërohen në nivel kandidatësh.
PD dhe PS ranë dakord të ndryshonin sistemin dhe futën një skemë ku disa lista ishin të hapura dhe disa të mbyllura.
Edhe pse u shit si një skemë që lista është e hapur dhe do vendosin qytetarët, në fakt duket më shumë garë brenda llojit. Duke parë rezultatet deri tani, më shumë që ka përfituar është PS dhe Rama e përdori këtë skemë për të lënë jashtë shumë nga garda e vjetër. Ndërsa nga PD ka vetëm disa emra në Korçë, Durrës, Kukës, Fier, etj.
Ja kandidatët fitues deri tani në listën e hapur
1. Blendi Gonxhja, PS- 5080 vota
2. Tërmet Peçi, PS- 2509 vota
3. Fatmir Xhafaj, PS- 1880 vota
4. Mariklent Dervishi, PD-ASHM- 1237 vota
5. Shyqyri Hysi, PS- 1118 vota
6. Ilir Alimehmeti, PD-ASHM- 1115 vota
7. Jorida Tabaku, PD-ASHM- 996 vota
8. Erion Braçe, PS- 912 vota
9. Piro Dhima, PS- 792 vota
10. Ilirian Pendavinji, PS- 753 vota
11. Ervin Hoxha, PS- 615 vota
12. Ornaldo Rakipi, PS- 569 vota
13. Frrok Gjini, PS- 395 vota
14. Vasil Sterjovski, PS 381 vota
15. Elvira Peka, PD-ASHM 379 vota
16. Xhemal Qefalia, PS- 351 vota
17. Anila Denaj, PS 346 vota
18. Vinjola Rota, PS 264 vota
19. Gentian Ndoj, PD-ASHM 254 vota
20. Lodovik Hasani, PD-ASHM- 246 vota
21. Aristogena Poga PS, 217 vota
22. Enslemvera Zake, PS- 175 vota
23. Andrea Mano, PD-ASHM- 169 vota
24. Enton Çaçani, PD-ASHM- 126 vota
Lini një Përgjigje