TAGS-AT E JAVËS

Politike12 Maj 2025, 18:39

Numërohen mbi 58 për qind e kutive, PS thellon diferencën; partitë e reja mbeten me nga 1 mandat

Shkruar nga Pamfleti

Numërohen mbi 58 për qind e kutive, PS thellon diferencën;

Me 3081 kuti votimi të numëruara nga 5225 (ose 58.95% e totalit), Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përditësuar shifrat më të fundit që konfirmojnë tendencën e qartë në favor të Partisë Socialiste.

PS-ja, me 420,558 vota ose 52.67%, jo vetëm që ruan avantazhin, por po e zgjeron ndjeshëm atë, veçanërisht në qarqet urbane si Tirana, Durrësi dhe Elbasani. Diferenca me opozitën po thellohet nga ora në orë.

Koalicioni i Partisë Demokratike – Aleanca për Shqipërinë Madhështore (PD-ASHM) ka siguruar deri tani 271,806 vota, që përfaqësojnë 34.04% të totalit, duke treguar një rënie të lehtë krahasuar me pritshmëritë e opozitës së bashkuar.

Ndërkohë, gara për vendin e tretë vazhdon të jetë interesante:

Partia Socialdemokrate (PSD) e Tom Doshit: 29,831 vota

Koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” (Lapaj): 27,740 vota (3.47%)

Partia Mundësia: 22,394 vota (2.80%)

Lëvizja Bashkë: 10,512 vota (1.32%)

Partia Koalicioni Euroatlantik (KEA): 9,453 vota (1.18%)

Por pavarësisht shifrave, Lapaj, Shehaj dhe Qori janë me nga 1 mandat deir tani. 

Lini një Përgjigje